Vizita zyrtare e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, në Republikën e Maqedonisë së Veriut

25 Prill 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, nesër, më 26 prill 2023, të mërkurë, do të mirëpresë Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriun, e cila do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Presidentja Osmani-Sadriu do të mirëpritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në ceremoni zyrtare në Kabinetin e Presidentit, pas së cilës do të vijojë takimi tet-a-tet i presidentëve Pendarovski dhe Osmani-Sadriu dhe takimi plenar i delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Në suazat e vizitës, të dy presidentët, në kishën “Shën. Spas” në Shkup, do të vendosin kurora pranë varrit të Goce Dellçevit.

Programie mërkurë më, 26 prill 2023 

  • ora 10:00 – Ceremonia zyrtare e pritjes me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake
  • ora 10:15 – Takimi tet-a-tet
  • ora 10:30  – Takimi plenar i delegacioneve
  • ore 11:20  – Konferenca e përbashkët për shtyp e Presidentit Pendarovski Presidentes Osmani-Sadriu.

I ftojmë ekipet e akredituara të mediave në Kabinetin e Presidentit në orën 09:00.

Ceremonia zyrtare e pritjes dhe konferenca e përbashkët për shtyp janë të hapura për të gjitha mediat e akredituara, kurse do të transmetohen drejtpërdrejt edhe në platformat digjitale të Presidentit Pendarovski (Fejsbul dhe Jutjub).

  • ora 12:00 (kisha “Shën. Spas”) – Vendosja e kurorave pranë varrit të Goce Dellçevit.

I ftojmë kameramanët dhe fotoreporterët e akredituar në kishën “Shën. Spas” në orën 11.40.

Gjatë vizitës zyrtare, Presidentja kosovare Vjosa Osmani-Sadriu do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin, Kryeministrin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevskin, dhe do të mbajë fjalim në seancën solemne në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për të gjitha pyetjet dhe informacionet shtesë, përfaqësuesit e mediave mund t’i drejtohen Biljana Radevës  +389 76 45 55 45 [email protected]

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....