Presidenti Pendarovski në konferencën për shtyp me Presidenten Osmani: Jemi të gatshëm të kontribuojmë për një rajon të zhvilluar infrastrukturor dhe me prosperitet ekonomik

15 Dhjetor 2021 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, me ceremoni zyrtare me nderime shtetërore dhe ushtarake u prit nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Në suazat e vizitës zyrtare, Presidenti Pendarovski realizoi takim tet-a-tet me Presidenten Osmani-Sadriu, u mbajt takim plenar i delegacionit maqedonas dhe kosovar, pas të cilit të dy presidentët mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp.

E nderuara Presidentja Osmani,
Të nderuar përfaqësues të mediave,

Më lejoni së pari të falënderohem për ftesën dhe për mirëpritjen të cilën ma tregoi sot Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Maqedonia e Veriut dhe Republika e Kosovës, si fqinjë të drejtpërdrejtë natyrisht që janë të drejtuar të bashkëpunojnë midis tyre. Ky fakt pranohet nga të gjithë faktorët politikë në të dy shtetet, kurse, unë gjatë bisedave e theksova përgatitjen time që ta intensifikojmë dialogun edhe në nivelin më të lartë politik.

Sot, me Presidenten Osmani kishim një dialog të sinqertë dhe konstruktiv. Bëhet fjalë për dy vende mike, të përkushtuara në shfrytëzimin e mundësive për përforcim të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat. Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë partnerë të rëndësishëm tregtarë. Para pak kohësh u mbajt mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të të dy vendeve, në Shkup, ku janë nënshkruar 11 marrëveshje bilaterale. Pres që realizimi i tyre të nënkuptojë përparim të lidhjeve ekonomike dhe të fitimeve konkrete në interes të qytetarëve tanë.

Në lidhje me politikën e jashtme, kemi qëllime të përbashkëta strategjike. Maqedonia e Veriut i mbështet aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe në atë kontekst jemi në dispozicion që t’i tregojmë përvojat tona, si në rrugën drejt BE-së, ashtu edhe në raport me aspiratat për integrim në NATO. Anëtarësimi në këto dy organizata nënkupton stabilizim dhe prosperitet të mëtejshëm për rajonin.
Një komponent jashtëzakonisht i rëndësishëm në këtë rrugë është bashkëpunimi rajonal. Jemi të gatshëm të vazhdojmë të kontribuojmë aktivisht me qëllim që të kemi një rajon të zhvilluar infrastrukturor dhe me prosperitet ekonomik, dhe në atë kuptim e mbështesim aderimin e Kosovës në iniciativat dhe forumet ekzistuese rajonale.

Kuptohet, me Presidenten e Kosovës, biseduam edhe mbi dialogun Prishtinë-Beograd. Jemi të vetëdijshëm se ky është një proces i vështirë, por besoj se të gjithë njerëzit me vullnet të mirë në rajon dhe më gjerë, do ta mbështesin zgjidhjen e kontekstit, i cili në fund do të nënkuptojë pacifikim ireverzibil të rajonit.

Më lejoni me këtë rast ta riafirmoj qëndrimin tonë, kurse ai është se Maqedonia e Veriut mbështet zgjidhje të pranueshme reciprokisht midis Beogradit dhe Prishtinës me potencial që të kontribuojë mbi stabilitetin rajonal dhe e cila nuk do ta rrezikojë sigurinë e shteteve fqinje. Në këtë drejtim, e përshëndes edhe marrëveshjen e arritur për deeskalim të tensioneve në Kosovën veriore që u arrit me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Në këtë kontekst dua të konstatoj se dialogu është mekanizmi i vetëm nëpërmjet të cilit pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë vendet e rajonit arritën të bëjnë përparim në shumë fusha. Prandaj, si shtet i mbështesim përpjekjet e aleatëve tanë evropianë dhe amerikanë në drejtim të gjetjes së zgjidhjes për çështjet e hapura.

Në fund, por jo më pak e rëndësishme, biseduam edhe mbi mundësitë për përparim të të drejtave të maqedonasve etnikë të cilët jetojnë në Kosovë. Me qëllim të afrimit të qytetarëve tanë dhe përforcimit të bashkëpunimit ndërkufitar janë shqyrtuar dhe mundësitë për hapjen e kalimeve të reja kufitare.

E nderuar zonja Osmani,

Ju faleminderit edhe njëherë, shpresoj se në interes të marrëdhënieve të mira fqinjësore, bashkëpunimi ynë bilateral do të jetë edhe më intensiv në vitet që vijnë.

Faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...