Takimi i Presidentit Pendarovski me ministrin e Mbrojtjes Nacionale të Rumanisë Angel Tilvar

25 Prill 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti ministrin e Mbrojtjes Nacionale të Rumanisë Angel Tilvar, i cili është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim u bisedua mbi bashkëpunimin e përgjithshëm midis dy shteteve në fushën e mbrojtjes si në nivel bilateral ashtu edhe në suazat e Aleancës së NATO-s.

Presidenti Pendarovski e theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut që të japë kontributin e vet në përpjekjet kolektive për përforcim të sigurisë dhe stabilitetit të NATO-s. Përfaqësuesit tanë të Armatës marrin pjesë në fuqitë multinacionale të NATO-s, duke përfshirë edhe në Rumani, si pjesë e vendimit të Aleancës për përforcim të pjesës së saj lindore, pas invazionit rus mbi Ukrainën.

Duke e falënderuar për mbështetjen që Rumania ia jep për përcaktimet strategjike shtetit tonë, ku përfshihen edhe aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Presidenti Pendarovski shprehu pritjen për përparimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....