Takimi i Presidentit Pendarovski me përfaqësuesit e Institutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave – Romalitiko

16 Mars 2021 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot i priti Elvis Shaqirin, drejtor i përgjithshëm dhe Albert Memetin, menaxher i programit për zhvillim ekonomik të Institutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave – Romalitiko dhe përfaqësuesit e shoqërisë qytetare “Avaja”.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski u informua mbi aktivitetet e Romalitiko dhe Lëvizjes qytetare “Avaja”, si dhe mbi sfidat me të cilat ballafaqohen në realizimin e prioriteteve të tyre në drejtim të përparimit të pozitës që përgjithshme të bashkësisë rome.

Bashkëfolësit folën mbi qëllimet, të strategjisë trevjeçare të Institutit, kurse të cilat lidhen me zmadhimin e përfaqësimit politik të Romëve dhe sigurimin e sundimit të mirë të funksionarëve të zgjedhur, shfrytëzimin e fondeve për mbështetje të drejtpërdrejtë të bashkësisë rome, realizimin e të drejtave të bashkësisë rome të garantuara me Marrëveshjen kornizë të Ohrit, vendosjen e prioriteteve të romëve në agjendën nacionale dhe atë të BE-së nëpërmjet politikave publike mejnstrim dhe të targetuara, si dhe senzitivizimin e institucioneve nacionale dhe lokale për anticiganizmin. Në këtë takim u diskutua edhe mbi parimin për përfaqësimin e drejtë, regjistrimin e ardhshëm, propozim-ligjin për vendosjen e përkatësisë etnike në letërnjoftime, gjuhën rome dhe politikat e tjera publike të cilat meritojnë përkushtim nga institucionet kompetente.

Duke i përshëndetur aktivitetet e Institutit në promovimin e të drejtave të romëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Presidenti Pendarovski theksi se sigurimi i jetës cilësore dhe dinjitoze, për të gjithë qytetarët, është parakusht i nevojshëm për ndërtimin e një shoqërie stabile dhe me prosperitet. Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski rekomandoi se është i domosdoshëm angazhimi i përbashkët, qasja e përgjegjshme dhe përkushtimi maksimal i të gjithë faktorëve në krijimin e politikave të bazuara mbi parimet dhe vlerat demokratike.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit