Takimi i Presidentit Pendarovski me ministrin e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Bogdan Auresku

14 Prill 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti ministrin e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Bogdan Auresku, i cili është në vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale, që karakterizohen nga dialogu konstruktiv dhe i hapur politik, të bazuara në miqësi dhe respekt të ndërsjellë. Presidenti Pendarovski shprehu bindjen mbi përparimin e tyre të mëtejshëm, si në plan politik ashtu edhe në plan ekonomik.

Presidenti e falënderoi për mbështetjen e fuqishme rumune si për dosjen evropiane maqedonase, ashtu edhe për përshpejtimin e procesit eurointegrues të vendeve të rajonit. Ai theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në realizimin e këtij qëllimi strategjik, edhe përkrah sfidave.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski theksoi se sidomos sot është evidente se zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor është prioritet sigurie për Evropë, kurse përfundimi i projektit evropian është i rëndësishëm për sigurimin e paqes afatgjate dhe prosperitetin për kontinentin.

Duke e uruar 15-vjetorin e anëtarësimit të Rumanisë në Bashkimin Evropian, Presidenti Pendarovski vlerësoi se vendi është shembull për fuqinë transformuese që e mbart anëtarësimi në Bashkim.
Presidenti Pendarovski dhe ministri Auresku biseduan mbi ngjarjet në rajonin më të gjerë, në lidhje me invazionin rus mbi Ukrainën, implikimin e tyre në siguri mbi fqinjësinë më të gjerë.
Si anëtare të NATO-s, të dy shtetet demonstrojnë unitet dhe bashkëpunim të ndërsjellë, sidomos nën dritën e invazionit ushtarak rus mbi Ukrainën.

Presidenti Pendarovski e falënderoi për ndihmën rumune gjatë evakuimit të shtetasve maqedonas nga Ukraina dhe shprehu mirënjohje për përkushtimin e Rumanisë në strehimin e një numri të madh refugjatësh.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....