Me rastin e 5 nëntorit, Ditës Botërore të Gjuhës Rome, Presidentja Siljanovska Davkova priti në takim sot përfaqësues të romëve: nxënës të shkollave të mesme nga Shkupi, punonjës të mediave dhe arsimit, si dhe poetë.
Bashkëbiseduesit arritën konsensus mbi nevojën e kodifikimit të gjuhës rome, hapjen e katedrës për gjuhën rome dhe mundësimin e nxënësve romë për të studiuar gjuhën rome jo vetëm në shkollat në Shkup, por edhe në të gjithë republikën.
Në këtë aktivitet u lexua një pjesë e parathënies së gramatikës së parë rome nga Shaip Jusuf. U lexuan edhe vargje nga vepra “Rrugë të Bardha” nga autori Selim Azis. Autori Safet Kamber lexoi disa vargje nga vepra “Fjala e Shpirtit”, duke përfshirë këto: “Kana ka dikhe chorole sijam, numaj ki atma phiravaja barvalipe. Kamipe bizo sharti isi amen thaj sakoneske daja ole“. (“Jemi të varfër në pamje, por mbajmë pasuri në shpirtin tonë. Kemi dashuri të pakushtëzuar dhe ua japim të gjithëve”).
Presidentja shprehu kënaqësi të veçantë që gramatika e parë e gjuhës rome, e cila është me vlerë të paçmuar për miliona romë në mbarë botën, u krijua në tokën maqedonase nga Profesori Shaip Jusuf.
Ajo u dërgoi porosi studentëve që ta dëshirojnë, respektojnë dhe mësojnë gjuhën rome, si një atdhe të pazëvendësueshëm romë.





