Presidenti Stevo Pendarovski sot priti kryetaren e Këshillit Republikan të Sigurisë në Qarkullimin Rrugor Gordana Kozhuvarovska.
Në takim u bisedua mbi aktivitetet e përgjithshme të këshillit, që kanë për qëllim përmirësimin e sigurisë rrugore dhe zvogëlimin e numrit të personave të vdekur dhe të lënduar në aksidentet rrugore.
Presidentja Kozhuvarovska i prezantoi edhe aktivitetet, fushatat, manifestimet, tubimet dhe manifestimet e planifikuara profesionale dhe shkencore të këshillit në vitin 2022, kur shënon 60 vjet nga ekzistenca e tij.
Presidenti Pendarovski i përshëndeti përpjekjet e këshillit për ngritjen e vetëdijes publike për sjellje të përgjegjshme dhe respektimin e ndërsjellë të të gjithë pjesëmarrësve në qarkullim, duke theksuar se veprimi edukativ është hallkë e rëndësishme në procesin e përparimit të sigurisë së qarkullimit rrugor, kurse me qëllim përfundimtar – mbrojtje e jetës së njerëzve.