Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në evenimentin në suazat e programit “Super shkolla” në SHSHFRSHD “Dimitar Vllahov”

15 Maj 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Shkollën shtetërore për rehabilitim të fëmijëve dhe të rinjve me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahoh” – Shkup mbajti fjalim në evenimentin në suazat e programit “Super shkolla”, në të cilin morën pjesë nxënës dhe përfaqësues të shkollës për të verbrit dhe me shikim të dëmtuar në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë.

Programi është pjesë e projektit multidonator “Skema për shkëmbim të shkollave për Ballkanin Perëndimor” të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federative për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim e Gjermanisë dhe zbatohet nga Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) së bashku me Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RIKO).
Në suazat e projektit u realizuan aktivitete me nxënësit me shikim të dëmtuar, të cilat janë për inkluzionin social, dialogun interkulturor dhe ndërtimin e paqes.

Në këtë eveniment mbajtën fjalim edhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori Dejvid Gir, ambasadorja e Republikës Federative të Maqedonisë, sekretari i përgjithshëm i RIKO-s, Albert Hani dhe drejtori i SHSHFRSHD “Dimitar Vllahov”, Boban Spasencovski.

Në suazat e evenimentit u mbajt edhe diskutim në panel mbi temën “Inkluzioni dhe mundësitë për të rinjtë me shikim të dëmtuar në Ballkanin Perëndimor” me nxënësit e SHSHFRSHD “Dimitar Vllahov”.

Në vijim është teksti i integruar i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Të nderuar të pranishëm,
Të dashur miq,

Kisha nderin t’ju përshëndes në këtë eveniment kushtuar personave me shikim të dëmtuar.

Para 90 vjetësh, aktivistja e shquar amerikane për të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara, Helen Keler botoi ese me titullin “Shikim për tri ditë”. Në këtë ese e përshkruan takimin me shoqen e saj e cila është kthyer nga një shëtitje e gjatë në pyll, kurse kur e ka pyetur se çfarë ka parë mikja i është përgjigjur se nuk ka parë asgjë të veçantë. Keler e pyeti si ka mundës, që njeriu të shëtisë një orë në pyll pa parë diçka të vlefshme. Ajo vetë, e cila ka qenë e verbër dhe e shurdhët nga fëmijëria e hershme, ka pasur perceptim të të fortë nëpërmjet prekjes dhe aromës sesa shumica e njerëzve me shikim dhe dëgjim.

Të nderuar,

Këta persona i nxitin ata që nuk kanë asnjë pengesë, të jenë solidarë me bashkëqytetarët tanë me shikim, dëgjim apo të folur të dëmtuar. Mesazhi i saj është se nëse duam t’i ndihmojmë që të përfshihen në të gjitha sferat e jetës shoqërore, ne duhet të mendojmë sikur të jemi në gjendjen e tyre dhe t’i kuptojmë sfidat e tyre.

Përditshmëria e personave me shikim, të dëgjuar dhe të folur të dëmtuar nuk është aspak e lehtë. Ata ballafaqohen me paragjykime dhe diskriminim. Edhe pse shumë institucione dhe organizata punojnë në sigurimin e rrugëve për njerëzit me shikim të dëmtuar, literatura me Alfabetin e Brajit dhe përkthimet për shurdhmemecët, megjithatë në atë plan si shtet kemi edhe shumë punë.
Prandaj jemi sot këtu. Të mbështesim inkluzivitetin dhe solidaritetin nëpërmjet respektimit dhe pranimit të diversiteteve. Në këtë drejtim do të përmend dy angazhime të rëndësishme.

I pari është ai i Shkollës shtetërore për fëmijë dhe të rinj me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov”. Kjo shkollë është themeluar me qëllim që t’i edukojë dhe rehabilitojë fëmijët dhe të rinjtë me shikim të dëmtuar deri në shkallën e pavarësimit për jetë profesionale dhe personale. Para pak kohe, “Dimitar Vllahov” u bë pjesë e programit “Super shkolla”, e cila është pjesë e “Skemës për shkëmbim të shkollave të Ballkanit Perëndimor”. Ky projekt që mbështetet nga Komisioni Evropian, Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor ka si qëllim të mundësojë shkëmbim midis shkollave të cilat shquhen me aktivizmin dhe inkluzivitetin e vet.

Angazhimi i dytë është ai i Fakultetit Filozofik në Shkup. Para pak kohe, ky fakultet u bë institucioni i parë inkluziv i arsimit të lartë në shtet. Vitin e kaluar, Kabineti im nënshkroi memorandum për bashkëpunim me këtë fakultet me të cilin, midis të tjerash është paraparë promovimi i materialeve të botuara në Alfabetin e Brajit për nxënësit dhe studentët dhe përpunim i materialeve me font për personat me disleksi.

Sot me ne është edhe Beira Salifoska, e cila më 24 shkurt të këtij viti, në Institutin për Edukim Special dhe Rehabilitim në Fakultetin Filozofik e mbrojti punimin e diplomës me temë “Sfidat e të rinjve me shikim të dëmtuar gjatë pandemisë së kovid-19”.Me punimin e saj, dëshirën dhe motivimin e madh, Beira dëshmoi se kur duhet diçka, nuk ekzistojnë pengesa dhe sfida të cilat nuk mund të tejkalohen. Me shembullin e vet, njëjtë si Helen Keler, Beira i nxit të gjithë bashkëqytetarët e tjera, sidomos personat me shikim të dëmtuar t’i realizojnë dëshirat dhe ëndrrat e veta.

Të dashur miq,

Nuk ka matës më relevant për karakterin e një shoqërie sesa raporti ndaj anëtarëve të saj më vulnerabilë. Prandaj, institucionet kompetente dhe organizatat qytetare duhet të punojnë vazhdimisht në ngritjen e vetëdijes shoqërore për ndërprerjen e tërësishme të të gjitha formave të diskriminimit ndaj personave të verbër. Përparimi i të drejtave të tyre duhet të jetë prioriteti ynë i përbashkët sepse shoqëria e cila ka hapësirë për të gjithë ka më shumë shanse për sukses.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...