Takimi i Presidentit Pendarovski me ministrat e punëve të jashtme të formatit Sllavkov

13 Korrik 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i priti ministrat e punëve të jashtme të Republikës së Austrisë, Republikës së Çekisë dhe Republikës së Sllovakisë – Aleksander Shalenberg, Jan Lipavski dhe Mirosllav Vllahovski, përfaqësues të iniciativës trilaterale formati Sllavkov.

Në këtë takim u bisedua mbi aspirimet e shtetit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropain, gjendjet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe mbi gjendjet në rajonin më të gjerë në kontekstin e agresionit rus mbi Ukrainën.

Presidenti Pendarovski i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme vendet e formatit Sllavkov në lidhje me aspirimet maqedonase për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në atë kontekst u shkëmbyen mendime mbi rrjedhën e skriningut bilateral të shtetit tonë me BE-në, si dhe mbi nevojën për ndryshime të Kushtetutës që dalin nga Korniza negociatore me BE-në.

Në këtë takim u bisedua edhe mbi gjendjet aktuale në Ballkanin Perëndimor, ku Presidenti Pendarovski theksoi se perspektiva evropiane është një nga parakushtet për stabilitetin, sigurinë e përgjithshme dhe zhvillimin demokratik të rajonit. Në këtë drejtim Presidenti Pendarovski foli mbi nevojën që BE-ja ta mbajë fokusin në rajon, duke theksuar se gjatë sfidave serioze të sigurisë në truallin evropian, është më e rëndësishme se kurrë më parë që zgjerimi të mos shihet vetëm si procedurë teknike por edhe si një mjet i rëndësishëm gjeopolitik i BE-së.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit