Presidenti Pendarovski dhe Presidenti Radev në Romë së bashku bënë homazh për Shën. Kirilin dhe Metodij

27 Maj 2021 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev sot në bazilikën “Santa Maria Maxhore” në Romë bënë homazhe së bashku për Shën. Kirilin dhe Metodij.

Presidentët Pendarovski dhe Radev vendosën lule të freskëta pranë pllakave përkujtimore në bazilikën “Santa Maria Maxhore” dhe bashkërisht bënë homazh për veprën e iluministëve pansllavë Vëllezërit e Shenjtë Kiril dhe Metodij.

Të dy presidentët pas përfundimit të ceremonisë deklaruan se kremtimi i përbashkët i Shën. Kirilit dhe Metodij në Romë kontribuon në përforcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe besimin e ndërsjellë të të dy shteteve dhe të dy popujve.

“Duam të dëshmojmë se edhe në Ballkan ka njerëz, ka politikanë të cilët mund të flasin me gjuhë evropiane kur flasin mbi problemet dhe sfidat tona aktuale, dhe kuptohet, për të ardhmen tonë. Te kolegu Radev këto dy ditë gjeta një bashkëfolës me të cilin mund të bisedojmë me të njëjtën gjuhë, nuk flas këtu për gjuhën maqedonase dhe gjuhën bullgare, flas për gjuhën evropiane, e cila mund të sjellë një të ardhme më të mirë, më të lumtur për të dy shtetet tona dhe për të dy popujt tanë”, deklaroi Presidenti Pendarovski, i cili tha se përparimi është i mundshëm vetëm nëse në dialog të dy vendet hyjnë si të barabarta.

Sot pasdite, Presidenti Pendarovski kishte audiencë te Kreu i Kishës Katolike Romake, Shenjtëria e Tij Papa Françesku, kurse u takua edhe me sekretarin shtetëror të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pjetro Parolin.

Presidenti Stevo Pendarovski është në vizitë në Republikën Italiane dhe Selinë e Shenjtë, me rastin e manifestimit “Maqedonia për nder të Shën. Kirilit”, kurse në Romë udhëtoi me avionin shtetëror të Republikës së Bullgarisë, së bashku me Presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....