Takimi i Presidentit Pendarovski me Erdogan Saraç, kryetarin e Lëvizjes për unitet nacional të turqve

8 Shkurt 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski e priti Erdogan Saraç, kryetarin e Lëvizjes për unitet nacional të turqve.

Në këtë takim u bisedua mbi pozitën e përfaqësuesve të bashkësisë etnike turke në shtet, si dhe për përpjekjet dhe kontributin e tyre mbi zhvillimin dhe përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përfaqësuesit e bashkësisë etnike turke në Maqedoninë e veriut, së bashku me bashkësitë e tjera etnike japin një kontribut aktiv në ndërtimin e shoqërisë të barabartë, stabile dhe me prosperitet.

Në këtë takim u fol edhe mbi marrëdhëniet me Republikën e Turqisë, e cila është mike shumëvjeçare dhe partnere strategjike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....