Presidenti Pendarovski në vizitë në Saraj në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”

19 Dhjetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot, në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin” e vizitoi Komunën e Sarajit.

Presidenti Pendarovski e vizitoi kompaninë “TiAmo” që merret me përpunimin dhe prodhimin e artikujve të mishit. Në takimin me menaxhmentin Presidenti Pendarovski u njoh me gjendjen aktuale të kompanisë, planet për investime dhe zgjerim të mëtejshëm të prodhimtarisë, si dhe me planet për zgjerim të plasmanit të artikujve në vendet e rajonit.

Në suazat e vizitës në Saraj, Presidenti Pendarovski e vizitoi edhe Shoqërinë kulturore-artistike “Shqiponja”. Para Presidentit Pendarovski përfaqësuesit e kësaj shoqërie i prezantuan aktivitetet e veta, në drejtim të ruajtjes së interesit te gjeneratat e reja për krijimtarinë popullore, artistike dhe folklorike. Presidenti Pendarovski e përgëzoi për mirënjohjet e shumta të fituara dhe i dëshiroi suksese të mëtejshme kësaj shoqërie.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...