Deklarata e Presidentit Pendarovski pas mbledhjes së 12-të të Këshillit të Sigurimit

30 Mars 2021 | Fjalimet

Në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot u mbajt mbledhja e 12-të e Këshillit të Sigurisë, ku u bisedua mbi gjendjen aktuale me pandeminë kovid-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për masat e ndërmarra dhe për aktivitetet e planifikuara nga institucionet kompetente.

Në vijim është teksti integral i deklaratës së Presidentit Pendarovski.

Sot u mbajt mbledhja e 12-të, të pranishëm ishin të gjithë nga përbërja e rregullt, kurse jashtë përbërjes së rregullt ishin të thirrur dhe morën pjesë ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i Agjencisë së Zbulimit.

Anëtarët e Këshillit diskutuan mbi aktivitetet e organeve kompetente për ballafaqimin me pandeminë e kovid-19. Po kalojmë nëpër fazën më të fuqishme të pandemisë deri më tani. Kapacitetet e shëndetësisë maqedonase janë të ngarkuara deri në maksimumin e vet. Anëtarët e Këshillit kërkuan përdorim të të gjitha resurseve në dispozicion që çdo qytetar ta marrë mbrojtjen e domosdoshme shëndetësore. Shteti nuk duhet  të lejojë që asnjë qytetari ynë të mos pranohet në mjekim spitalor. Nga ministri Filipçe morëm bindjen se një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani, si dhe as nuk do të ndodhë.

Dua t’i falënderoj punonjësit shëndetësorë për përkushtimin e tërësishëm dhe angazhimin maksimal dhe t’u apeloj qytetarëve t’i respektojnë masat, të jenë të vetëdijshëm dhe të përgjgjshëm. Megjithatë, në këtë pjesë duhet të them se ne politikanët duhet të japim të parët shembull me respektimin e masave dhe ligjeve, vetëm kështu do të kemi faqe ta kërkojmë atë edhe nga qytetarët.

Imunizimi masovik do të fillojë nesër. Kërkova nga autoritetet kompetente ta organizojnë procesin e vaksinimit në një rend sa më të mirë dhe ky operacion i madh të vazhdojë deri në imunizimin e tërësishëm të popullatës.  Ndërprejre në këtë process thjesht nuk duhet të ketë. Këtë nuk e kërkoj vetëm unë, besoj se e përcjell edhe ndjenjë e shumicës enorme të qytetarëve maqedonas të cilët janë të pakënaqur nga ajo që kemi bërë deri më tani në këtë plan. Pamjet të cilat i pamë fundjavën e kalur kur mijëra qytetarë tanë shkuan për vaksina në Serbi, e ilustron më së miri këtë gjë. Pamjet e tilla thjesht nuk duhet të lejohen të përsëriten, falënderim për Serbinë, por, ky ishte turp për ne. Thjesht, shteti duhet të gjejë mënyrë që t’i vaksinojë dhe t’u japë mbrojtje shëndetësore qytetarëve të vet këtu.

Është e saktë se u bazuam në mekanizmin Kovaks i cili u vonua 2 muaj me dërgesat, është e saktë se besuam në Fondin e solidaritetit të BE-së i cili edhe pse u lajmërua në janar do të funksionojë tani në prill të këtij viti, është e saktë se prej 5 vendeve më të pasura anëtarë të BE-së asnjë nuk ka vaksinuar më shumë se 5 përqind të popullatës së vet, është e saktë se sipas OBSH-së (kjo e dhënë është e re prej 16.03 të këtij viti), rreth 80% e vaksinave janë shpërndarë vetëm në 10 vende të botës, por qytetarët tanë kjo gjë nuk i intereson.

Dua në këtë rast të bëj edhe një apel personal, t’u bëj thirrje institucioneve private shëndetësore ta shqyrtojnë mundësinë të heqin dorë nga fitimi që t’i bëjnë shërbimet e tyre më të qasshme për të infekuarit me kovid-19, dhe nëse është e nevojshme, ta dërgojnë personelin e vet mjekësor në punë në institucionet shëndetësore private. Jam i bindur se gjatë vuajtjeve të mëdha kolektive nuk duhet që fatkeqësitë dhe tragjeditë familjare të dikujt t’i shfrytëzojmë për fitim privat dhe dhënien e dividentave.

Jashtë diskutimit të sotëm në Këshillin e Sigurisë, më lejoni ta përshëndes kompromisin e djeshëm të arritur midis liderëve të LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së për shtzrjen e rregjistrimit. Siç propozova edhe para disa muajsh, nëse situata me pandeminë nuk përmirësohet, shtyrja e regjistrimit nuk do të shkaktojë asnjë dëm. Përkundrazi, me vaksinimin do të krijohen kushtet për zbatimin e tij të suksesshëm pa pasur bazë që dikush të dyshojë në legjitimitetin e tij.

Nuk është më pak e rëndësishme që edhe për çështjet e tjera, siç është legjislacioni ligjvënës, zbatimi i zgjedhjeve lokale, debllokimi i punës së Kuvendit dhe paketës së ligjeve për mbështetje të subjekteve ekonomike dhe të qytetarëve në periudhën që vijon të arrihet përparim.

Pres që në takimin i cili është paralajmëruar për nesër me partitë të cilat propozuan ndryshime të Ligjit të shtetësisë, të arrihet, gjithashtu, marrëveshje, sepse nga njëra anë nuk është mirë, për shkak të një propoyimi politik nga opoyita, parlamenti të jetë tërësisht i paralizuar, po, nuk është mirë të mos kemi zgjidhje për problemet reale të qztetarëve tanë, të cilët me vite me radhë jetojnë këtu, kurse nuk mund ta rregullojnë qëndrimin e vet dhe t’i realizojnë të drejtat e veta, dhe nuk është aspak e rëndësishme se sa njerëz hyjnë në atë kategori.

Nëse procesi i imunizimit nuk rrjedh siç është paralajmëruar ose nëse marrëveshja midis pushtetit dhe opozitës nuk respektohet, prisni që në ditët në vijim, t’i tregoj publikisht ata që do të sillen pa përgjegjësi. Pas një viti izolimi praktik dhe karantine kur të gjithë në fund të fuqisë, nuk duhet t’i dëshpërojmë edhe njëherë njerëzit të cilëve u ka ardhur në majë të hundës nga mosmarrëveshjet tona politike dhe partiake në situatë kur na vdesin përditë kaq shumë qytetarë tanë.

Dhe në fund edhe një detaj, që të mos kemi dyshime për imunizimin i cili fillon në mënzrë massive prej nesër dhe vazhdon, se ndonjë prej nesh mund ta keqpërdorë positën ku gjendemi dhe të vaksinohet pa pritur radhën, në Këshillin e Sigurisë ramë dakord prej nesër, të gjithë ne – presidenti, kryeministri, ministrat dhe shumë funksionarë të tjerë shtetërorë, të paraqitemi në sajtin e Ministrisë së Shëndetësisë si çdo qytetar tjetër dhe kur të na vijë radha, sipas kategorive të caktuara, atëherë të vaksinohemi të gjithë ne. Domethënë, nuk është aspak i rëndësishëm funksioni ku jemi. Ne, jemi, dhe kështu duhet të jetë edhe për shumë gjëra të tjera, jo vetëm për këtë, të barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë të cilët jetojnë në këtë vend.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....