U mbajt Këshilli i Sigurimit me rastin e agresionit rus mbi Ukrainën

24 Shkurt 2022 | Kumtesat

Sot, më 24 shkurt 2022, në Kabinetin e Presidentit u mbajt mbledhja e 15-të e Këshillit të Sigurimit ku u bisedua mbi gjendjen e sigurisë në vend dhe në rajon në lidhje me agresionin rus mbi Ukrainën.

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm anëtarët e rregullt të Këshillit: kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministri i Qeverisë Dimitar Kovaçevski, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, si dhe anëtarët e emëruar nga Presidenti: Trajan Gocevski, Nenad Markoviq dhe Veton Latifi.

Me ftesë të Presidentit, në këtë mbledhje të Këshillit morën pjesë edhe drejtori i Agjencisë së Zbulimit, zëvendësdrejtori i Agjencisë së Sigurisë Nacionale dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës.

Në këtë seancë nëpërmjet linkut u përfshinë edhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe ambasadori në Kiev, të cilët informuan mbi ngjarjet më të reja në Ukrainë dhe për aktivitetet e ndërmarra në suazat e NATO-s.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë janë 9dënuar veprimet luftarake të cilat Rusia po i ndërmerr mbi Ukrainën, të cilat morën shumë jetë njerëzore dhe shkaktuan dëme materiale.

Anëtarët e Këshillit konstatuan se gjendja e sigurisë në vend është stabile. Nevojitet institucionet kompetente të vazhdojnë t’i ndjekin gjendjet dhe të përgatisin skenarë të mundshëm në përputhje me zhvillimin e ngjarjeve, me qëllim veprim në kohë.

Në këtë seancë është informuar se vendi ka rezerva të mjaftueshme energjetike dhe me mallra. Institucionet kompetente janë të obliguar t’i ndjekin përditë gjendjet, që të intervenohet nëse nevojitet.

Në lidhje me qytetarët maqedonas që gjenden në Ukrainë, shteti i ndërmori masat e domosdoshme për evakuimin e tyre të sigurt, si dhe të të punësuarve në Kiev.

Si anëtare e NATO-s, Maqedonia e Veriut është në koordinim të rregullt me Aleancën dhe me aleatët në lidhje me aktivitetet e ardhshme të cilat do të ndërmerren nga aleatët.

Anëtarët e Këshillit janë informuar mbi aktivitetet të cilat i ndërmerr Qeveria në kontekst të pakos me masa restriktive të BE-së, të cilave iu bashkëngjit edhe Maqedonia e Veriut, kurse të cilat përfshijnë masa të targetuara për të përcaktuar numrin e personave nga politika dhe biznesi të cilët kanë luajtur rol mbi situatën e ndodhur në Ukrainë.

Për ta vendoset ndalim për udhëtim nëpër vendet e BE-së, si dhe ndalim për qasje në fondet financiare të Bashkimit.

Këshilli i Sigurisë u bën apel të gjithë faktorëve politikë për sjellje të përgjegjshme dhe të përmbahen nga deklaratat nxitëse dhe nga shpërhapja e dezinformatave të cilat janë në kundërshtim me interesat nacionale të shtetit, duke pasur parasysh se jemi anëtare e NATO-s.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit