Takimi i Presidentit Pendarovski me pjesëmarrësit në Forumin e diplomacisë kulturore – Shkup 2023

6 Shtator 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti pjesëmarrësit në Forumin për diplomaci kulturore – Shkup 2023, që mbahet në organizim të kabinetit të ish-presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov, Instituti për diplomaci kulturore, Qyteti i Shkupit dhe Qendra ndërkombëtare “Aleanca e qytetërimeve”.

Në takimin, ku morën pjesë ish-presidenti i Bullgarisë, Petar Stojanov, ish-kryesuesi me Kryesinë e Bosnjës dhe Hercegovinës, Mlladen Ivaniq, s dhe ish-kryeministri i Moldavisë, Natalia Gavrilia dhe i Libanit, Hasan Diab, Presidenti Pendarovski u njoh me qëllimet e forumit, në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, promovimit të demokracisë, unitetit dhe paqes nëpërmjet diplomacisë kulturore në epokën e re të konflikteve dhe dhunës.

Presidenti Pendarovski duke e përshëndetur mbajtjen e forumit, e theksoi rëndësinë e diplomacisë kulturore në përparimin e marrëdhënieve të përgjithshme midis kombeve, si dhe për përmirësimin e dukshmërisë ndërkombëtare të shteteve.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi gjendjet aktuale në rajonin më të gjerë, luftën në Ukrainë, si dhe mbi rrjedhën e procesit integrues në BE të Maqedonisë së Veriut.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit