Presidenti Stevo Pendarovski sot në suazat e pjesëmarrjes së tij në Samitin e NATO-s, që po mbahet në Madrid, u takua me kancelarin e Republikës Federale Gjermane, Olaf Sholc.
Në këtë takim u bisedua mbi bashkëpunimin bilateral midis Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë në fushën e mbrojtjes dhe politikës së sigurisë, si dhe mbi gjendjen me eurointegrimet maqedonase, ku bashkëfolësit i vlerësuan marrëdhëniet midis dy shteteve si miqësore, të mbushura me mirëbesim dhe me respektim të ndërsjellë.
Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për mbështetjen e fuqishme dhe të rëndësishme të Gjermanisë për Integrimin tonë evropian dhe për fillim të negociatave aderuese me BE-në.
Në këtë takim u bisedua mbi sigurinë dhe stabilitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kontekst të invazionit ru mbi Ukrainën. Presidenti Pendarovski i theksoi pozitat maqedonase mbi agresionin ushtarak rus në Ukrainë duke e riafirmuar mbështetjen e fuqishme për sovranitet dhe integritet territorial të Ukrainës në kufijtë e saj të njohur ndërkombëtarisht.
Bashkëfolësit biseduan edhe mbi procesin e zgjerimit të NATO-s, ku Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut është e përkushtuar fuqishëm ndaj politikës së dyerve të hapura në Aleancë, kurse me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO do ta përforcojë sigurinë e Aleancës.