Siljanovska-Davkova pranoi letrat kredenciale e Ambasadorit të sapoemëruar të Suedisë, Ola Sollström

16 Shtator 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot pranoi letrat kredenciale e Ambasadorit të sapoemëruar të Mbretërisë së Suedisë, Ola Sollström.

Për Presidenten Siljanovska Davkova, të dy vendet janë të lidhura nga miqësia tradicionale dhe e sinqertë, ndërsa nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1993, ato krijojnë në vazhdimësi marrëdhënie partneriteti. Sipas saj, këtë vit, afërsia dhe besimi kanë fituar një dimension shtesë me solidaritetin dhe ndihmën që Suedia ofroi pas tragjedisë në Koçani, për të cilën ajo shprehu mirënjohje në emër të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Ajo theksoi veçanërisht mbështetjen suedeze sa i përket avancimit të kapaciteteve demokratike të Maqedonisë.

“Ne e vlerësojmë shumë që Suedia është ndër mbështetëset më të mëdha dhe më të zëshme të anëtarësimit tonë në BE. Si aleatë të NATO-s, pres që ne të vazhdojmë në mënyrë aktive të ushqejmë dhe zhvillojmë aleancën rreth çështjeve të sigurisë rajonale dhe globale”, tha Presidentja Siljanovska Davkova.

Ndër prioritetet gjatë punës së tij, Ambasadori Solström renditi zhvillimin e partneritetit politik, biznesin, investimet dhe rritjen në të dy vendet, si dhe promovimin e kontakteve tashmë të forta reciproke, të inkurajuara nga, siç tha ai, diaspora shumë e vlerësuar maqedonase në Suedi.

Në këtë takim, pas ceremonisë së dorëzimit të letrave kredenciale, Presidentja dhe Ambasadori shkëmbyen pikëpamje dhe informacione mbi situatën e sigurisë në rajonin e gjerë, në kontekstin e luftës në Ukrainë, duke riafirmuar mbështetjen e të dy vendeve për një paqe të përhershme dhe të qëndrueshme.

Në kontekstin e aspiratave të Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi nevojën për të bërë një hap përpara në procesin e pranimit të vendit, përmes respektimit dhe angazhimit ndaj parimeve mbi të cilat bazohet vetë BE. Bashkëpunimi i shkëlqyer ndërparlamentar u përshëndet gjithashtu si një aspekt i rëndësishëm i marrëdhënieve bilaterale.

Presidentja Siljanovska Davkova i uroi ambasadorit Solstrom suksese në kryerjen e misionit të tij diplomatik, duke theksuar gatishmërinë e saj për të mbështetur punën e tij.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit