Presidenti Pendarovski ua dha certifikatat pjesëmarrësve në Shkollën e tretë për politika

29 Tetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Vilën “Biljana” në Ohër, ua dha certifikatat pjesëmarrësve në Shkollën për politika të Qendrës Presidenciale për Edukim Politik për vitin 2023.

Në këtë ceremoni, Presidenti Pendarovski në fjalimin e vet e rikujtoi idenë e formimit të Qendrës Presidenciale në vitin 2020 dhe e veçoi qëllimin e saj më të rëndësishëm, ndërsa ai është të sigurojë platformë për dialog demokratik dhe edukim politik në shpirtin e vlerave demokratike për qytetarët, kurse sidomos për të rinjtë. Ai theksoi se gjatë muajve të kaluar pjesëmarrësit e Shkollës për Politike patën mundësinë në kuadër të pesë moduleve të mësojnë dhe të fitojnë aftësi nga fusha të ndryshme të jetës shoqërore dhe politike që e përbëjnë thelbin e demokracisë.

“Përveç komponentit arsimor dhe përvetësimit të aftësive të reja, shkolla që po përfundoni sot kishte për qëllim t’ju ndihmonte në mënyrë praktike të kuptoni domethënien e demokracisë si mënyra e vetme e civilizuar e organizimit të marrëdhënieve politike dhe e jetesës së përbashkët në bashkësi,” tha Presidenti Pendarovski.

Në fjalimin e vet ai iu referua edhe gjendjes së demokracisë në vendin tonë dhe më gjerë, ku vlerësoi se në dy dekadat e fundit jemi dëshmitarë të një krize graduale por në rritje të demokracisë liberale në botë dhe në Evropë. Presidenti theksoi se institucionet kyçe të rendit ndërkombëtar janë në krizë ose janë jofunksionale dhe tha se në territorin e Evropës kemi një luftë agresive të një shteti kundër një tjetri, pra një lloj lufte për territore që menduam se nuk ishte e mundur në shekullin e 21-të, ndërkohë që tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme janë konstante, siç është edhe paqëndrueshmëria në rritje në kontinentin afrikan.

Presidenti Pendarovski tha se procesi i integrimeve evropiane, dikur mjeti dhe forca më e rëndësishme transformuese për shtetet postkomuniste në Evropë, është de fakto i ngrirë dhe pikërisht në këtë moment duhet të merren vendime me rëndësi strategjike për integrimin e rajonit tonë.

Ai u dërgoi një mesazh pjesëmarrësve të Shkollës për Politika që të vazhdojnë të besojnë dhe të luftojnë për demokracinë dhe të drejtat dhe liritë e njeriut pavarësisht zhgënjimeve aktuale, sepse pa luftën e tyre për vlerat demokratike nuk mund të mbijetojnë.

Kryetari i Këshillit Programor të Qendrës Presidenciale për Edukim Politik, prof. Aleksandar Lj. Spasov, në fjalimin e tij në ceremoni, theksoi se detyra kryesore e Shkollës për Politika është të lidhë pjesëmarrësit nga grupe të ndryshme shoqërore në kërkimin e vlerave dhe politikave që bashkojnë dhe nxisin zhvillimin demokratik dhe socioekonomik të shoqërisë maqedonase, e cila në kohët e ndarjeve intensive është më shumë se e nevojshme.

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave në emër të të gjithë pjesëmarrësve të këtij viti u drejtua Anja Dizdareviq, e cila shprehu përshtypjet dhe përvojat e saj të fituara gjatë seminareve edukative.

Shkolla për Politika u organizua në bashkëpunim me zyrat e fondacioneve dhe shoqatave në vend: Fridrih Ebert, Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI), Fondacionin Konrad Adenauer, Institutin Nacional Demokratik për Çështjet Ndërkombëtare (NDI), Fondacionin Uestminster për Demokraci, Fondacioni “MK2025” dhe Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor “RYCO”.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit