Shënimi i 17-vjetorit të vdekjes së Presidentit Boris Trajkovski dhe anëtarëve të delegacionit

26 Shkurt 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot vendosi lule të freskëta pranë varrit të Presidentit Boris Trajkovski në Kopshtin e kolosëve në varrezat e qytetit “Butel” në Shkup, me rastin e shënimit të 17-vjetorit të vdekjes së Trajkovskit në Rotimlje, në afërsi të Mostarit, Bosnjë dhe Hercegovinë.

Presidenti Pendarovski vendosi lule të freskëta edhe pranë vendpushimeve të përjetshme të anëtarëve të vdekur të delegacionit: Dimka Illkova-Boshkoviq, Riste Bllazhevski, Mile Krstevski, Marko Markovski dhe Branko Ivanovski.

Delegacione nga Kabineti i Presidentit sot vendosën lule të freskëta edhe para përmendores në vendin e fatkeqësisë në Rotimlje dhe në vendpushimin e përjetshëm të Anita Krishan Llozanovska në varrezat në Veles.

Njëkohësisht, ju informojmë se Qeveria e pranoi iniciativën e Presidentit Stevo Pendarovski për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për dekorata dhe mirënjohje të Republikës së Maqedonisë dhe vendosjen e dy dekoratave të reja në Republikën e Maqedonisë së Veriut: Dekoratën “Kiro Gligorov” dhe Dekoratën “Boris Trajkovski”. Ministritë kompetente kanë afat prej 60 ditësh që të përgatisin ndryshimet ligjore.

Iniciativa e Presidentit Pendarovski për vendosjen e dekoratave të rendit më të lartë, u përkushtohen ish-presidentit Kiro Gligorov dhe presidentit të ndjerë, Boris Trajkovski, të cilët me punë dhe aktivitetin e vet, në momente të vështira dhe të ndjeshme në shtetin tonë, lanë një gjurmë të pashlyeshme. Dekorata “Kiro Gligorov” dhe Dekorata “Boris Trajkovski” do të jepen për paqe dhe për shoqëri multikulturore.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...