Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti ultramaratonisten Katerina Shipoviq, atleten e parë maqedonase e cila mori pjesë në garën ultramaratonë Spartathlon nga Athinë deri në Spartë me gjatësi prej 246 kilometrash.
Në këtë takim Presidenti Pendarovski u njoh me përgatitjet dhe realizimin e pjesëmarrjes në Spartathlon, që renditet midis 10-të garave më të vështira në ultramaratonë në botë.
Presidenti Pendarovski e përgëzoi Shipoviqin për garën e realizuar, duke theksuar se përkushtimi dhe qëndrueshmëria e saj duhet të jenë shembuj për të gjithë atletët e rinj dhe sportistët në përgjithësi. Sipas Presidentit Pendarovski, impresionon fakti që Shipoviq, përveç karrierës profesional, merret me sukses edhe me atletikë, me fokus në garat e distancave të gjata – maratonë, ultramaratonë dhe garë alpine dhe është midis atletëve maqedonas që kanë marrë më shumë trofe.
Shipoviq dhe ekipi i saj e njohën Presidentin Pendarovski me planet dhe aktivitetet e saj të ardhshme.