Takimi i Presidentit Pendarovski me Presidentin Gjerman Shtajnmajer në Nju-Jork

24 Shtator 2021 | Kumtesat

Presidenti Pendarovski gjatë vizitës në SHBA me rastin e pjesëmarrjes së tij në Asamblenë e 76-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju-Jork u takua me Presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Valter Shtajnmajer.

Dy presidentët shkëmbyen mendime dhe informacione mbi gjendjet aktuale në të dy shtetet. Presidenti Shtajnmajer shprehu ngushëllimet më të thella për tragjedinë në spitalin modular të Tetovës.

Presidenti Pendarovski e falënderoi Presidentin Shtajnmajer mbi përpjekjet dhe angazhimet e veta, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme gjermane mbi integrimin tonë evropian.

Presidenti Pendarovski theksoi se ndërtimi i relacioneve miqësore me Gjermaninë, të mbështetura në qasjen e sinqertë dhe të besueshme, janë me rëndësi të jashtëzakonshme për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në atë kontekst bashkëfolësit shkëmbyen mendime dhe informacione mbi ngjarjet më të reja lidhur me integrimin tonë evropian dhe konstatuan se fillimi i negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian do të ndikojnë pozitivisht mbi klimën e përgjithshme shoqërore-politike te ne dhe do të nënkuptojë stabilizim të mëtejshëm të gjendjes dhe prosperitetit të rajonit.

Bashkëfolësit shkëmbyen mendime dhe informacione mbi ngjarjet e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...