Presidenti Pendarovski në vizitë në Shtip në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”

29 Nëntor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot ishte për vizitë në Shtip në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”.

Presidenti Pendarovski e vizitoi kazermën “Jane Sandanski” ku mori pjesë në prezantimin e stërvitjes dëshmuese: Taktikat, teknikat dhe procedurat e lëvizjes së njësisë së këmbësorisë në vend të banuar, të kryer nga toga 3 e çetës së parë të këmbësorisë nën komandën e togeres Neda Vollçeva.

Në Kazermë, Presidenti Pendarovski kishte mundësi të bisedojë edhe me eprorët të cilët e informuan mbi kushtet e punës të përfaqësuesve të Armatës dhe mbi aktivitetet e tyre aktuale. Në këtë takim, ku morën pjesë edhe komandantët e njësive të njësitit të Armatës së SHBA-së për këshillim dhe mbështetje në trajnimin e njësisë sonë në NATO, u fol edhe për vlerësimin e saj që duhet të bëhet në muajin prill 2022.

Presidenti Pendarovski bisedoi edhe me togeren Neda Vollçeva, komandantin e togës 3 të çetës së parë të këmbësorisë. Duke folur angazhimet dhe përgjegjësitë e veta profesionale, si edhe mbi sfidat si grua, Vollçeva theksoi se nëpërmjet shembullit të vet personal dëshmon se edhe gratë janë të gatshme që të jenë pjesë e Armatës në mënyrë të barabartë.

Gjatë vizitës në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, Presidenti Pendarovski u shoqërua nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjenerallejtënant Vasko Gjurçinovski.

Presidenti Pendarovski, në suazat e vizitës në Shtip e vizitoi edhe njësinë rajonale të Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që ka kompetencë mbi shumicën e komunave nga ai rajon. Të punësuarit e njohën Presidentin me përmbajtjen e materialeve në këtë njësi e cila ka në dispozicion 523 fonde dhe 22 përmbledhje dhe e kanë informuar se dokumentet më të vjetra datojnë nga viti 1895, kurse si pjesë kryesore, e treguan materialin e krijuar pas vitit 1944.

Në depon e njësisë rajonale në Shtip, Presidentit Pendarovski i janë prezantuar disa dokumente origjinale midis të cilave të cilat janë edhe dy dëftesa të nënshkruara nga Goce Dellçev në shkollën në Novo Sello, Shtip, një lutje për regjistrim në Fakultetin filozofik nga heroi kombëtar, Vanço Përqe, lajmi i parë radio për çlirimin e Shtipit, diploma e mjekut të parë kirurg në Shtip, si edhe dokumente – tapi pronash nga periudha osmane.

Presidenti Pendarovski në sallën e sportit “Jordan Mijallkov” – Shtip, u takua edhe me karateistin Emil Pavllov, i cili mori medalje të argjendtë në garën botërore të mbajtur në Dubai, Duke e uruar Pavllovin për arritjen e jashtëzakonshme, Presidenti Pendarovski tha se me punë të përkushtuar dhe të vazhdueshme, nuk ka qëllime të paarritshme.

Emil Pavllov është kampion i dyfishtë evropian, në Tampere, Finlandë – 2021 dhe në Novi Sad, Serbi – 2018. Ai ka qenë 11 herë kampion shtetëror i Maqedonisë së Veriut.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...