Filloi vizita zyrtare e Presidentes së Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar

13 Qershor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, e cila është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Pendarovski dhe Presidentja Pirc Musar mbajtën takim tet-a-tet, pas të cilit vijoi takimi plenar i të dy delegacioneve.

Në fokusin e bisedimeve janë marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë dhe mundësitë për përparimin e tyre, perspektiva evropian e shtetit tonë, si dhe gjendjet në rajonin më të gjerë, në kontekstin e luftës në Ukrainë.

Pas përfundimit të takimit plenar të delegacioneve, është paraparë që Presidenti Pendarovski dhe Presidentja Pirc Musar të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit