Presidentja Gordana Siljanovska- Davkova edhe këtë vit mori pjesë në manifestimin “Dasma e Galiçnikut”, duke i ndjekur zakonet dasmore që e pasqyrojnë traditën dhe kulturën popullroe shekullore të Maqedonisë, si pjesë e pandashme të identitetit nacional maqedonas.
Duke ua uruar martesën çiftit të këtij viti, Liljana Mihajlloska dhe Jovan Filiposki, Presidentja Siljanovska Davkova u dëshiroi atyre jetë të lumtur të prëbashkët, përplot me dashuri, mirëkuptim dhe fëmijë, si dhe u dhuroi “rrip të Galiçnikut” me motive të veshjes së rajonit të Miakut, karakteristike për fshatin Galiçnik.
Presidentja Siljanovska Davkova ka shprehur kënaqësi nga vazhdimësia e “Dasmës së Galiçnikut”, duke theksuar se përmes saj, jo vetëm që kultivohen traditat maqedonase, por edhe promovohen para botës.
“Diçka që është pjesë e identitetit tonë, diçka që është unike, diçka që nuk gjendet askund tjetër, diçka që na bën të veçantë duhet të vlerësohet. Jam e lumtur që shumë të rinj e pranojnë dhe e vazhdojnë këtë traditë”, tha Presidentja Siljanovska Davkova.
“Dasma e Galiçnikut” jo rastësisht mbahet rreth festës së Ditës së Petrit, kur në të kaluarën mërgimtarët ktheheshin në shtëpi për shkak të martesës dhe për një ditë bëheshin disa kurorëzime.
Vendosja e djeshme e flamurit të dasmës dhe aktit simbolik të “hedhje” së pushkës nga shtëpia e dhëndrit edhe këtë vit e shënuan fillimin e dasmës. Pas kurorëzimit të të rinjve në tempullin “Shën apostujt Pjetri dhe Pali”, vazhduan zakonet dasmore.
“I ndodhur në një bukuri të jashtëzakonshme natyrore, me arkitekturë unikate dhe histori të lashtë, Galiçniku mund të jetë magnet i vërtetë për të gjithë të cilët dëshirojnë për një moment të ikin nga kaosi urban, në gjurmim të magjisë së paqes, qetësisë dhe bukurisë së papërsëritshme të së kaluarës. Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se duhet të bëjmë më shumë, të bëjmë gjëra që nuk do të reduktohen vetëm me ardhjen kur bëhet martesa, por diçka që do ta bëjë Galiçnikun të gjallë gjatë gjithë vitit.
Ky manifestim unik kulturor me dekada mbahet nën organizimin e presidentit të shtetit.