Siljanovska-Davkova i priti pjesëtaret e Armatës të cilat e përfunduan me sukses trajnimin në SHBA

27 Qershor 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova i priti kapedanen Neda Vollçeva dhe togeren Sara Tasevska të cilat e përfunduan me sukses kursin shtatëmujor “Maneuver Captain’s Career Course“ në Xhorxhia të SHBA-së, i organizuar nga qendra amerikane për trajnime “Fort Moore”.

Në këtë takim, në të cilin morën pjesë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneral-majori Sashko Lafçiski dhe  ambasadorja amerikane Anxhela Ageler, të dyja pjesëtaret e Armatës e njoftuan presidenten Siljanovska-Davkova me fazat, përmbajtjet dhe cilësinë e trajnimit ushtarako–arsimor dhe i kanë ndarë planet, angazhimet dhe ambiciet e tyre për përparim në karrierën e mëtejshme.

“Duke e njohur tek ato potencialin për gjeneralë të ardhshëm, presidentja Siljanovska-Davkova i përgëzoi Volçevën dhe Tasevskën për trajnimin e përfunduar me sukses dhe ka shprehur bindjen e saj se ato do t’i zbatojnë njohuritë, aftësitë dhe ekspertizën e fituar në interes të Armatës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas saj, realizimi i këtij programi paraqet një investim në partneritetin e Maqedonisës së Veriut me SHBA-në dhe është veçanërisht i rëndësishëm për promovimin e vendit si aleat besnik dhe i besueshëm në NATO.

Duke I përgëzuar rezultatet e shkëlqyera që gratë i arrijnë, bashkëbisedueset u dakorduan se pjesëmarrja e tyre në trajnimet ndërkombëtare duhet të bëhet praktikë e rregullt.

Presidentja Siljanovska-Davkova e ka riafirmuar përpjekjen e saj për formimin e Qendrës Rajonale për Përsosmëri të Grave, Paqe dhe Siguri me seli në Shkup, për shkak të promovimit të grave në sigurinë dhe mbrojten e rajonit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot mbajti fjalimin e saj në rastin e shënimit të 2 gushtit – Ilindenit, Ditës së Republikës në Meçkin Kamen në Krushevë. Ajo theksoi luftën shekullore maqedonase për një shtet të pavarur dhe sovran, vlerat dhe parimet...

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot, me rastin e 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës, vendosi lule të freskëta në varrin e Presidentit të Republikës së Krushevës, Nikola Karev, si dhe në monumentin e heronjve në lokalitetin "Sliva" dhe mori pjesë në...