Gjatë vizitës së punës në Republikën e Shqipërisë, ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (PBEJL), Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me përfaqësuesit e pakicës kombëtare maqedonase në këtë vend.
Ajo u informua për situatën e tyre dhe raportin e institucioneve shqiptare ndaj tyre, në nivel shtetëror dhe atë lokal, si dhe për iniciativat dhe aktivitetet e planifikuara për të forcuar identitetin kombëtar dhe kulturor deri më sot.
Presidentja Siljanovska Davkova premtoi se vendi i origjinës do të vazhdojë të bëjë përpjekje për të përmirësuar të drejtat e tyre dhe për të forcuar lidhjet me atdheun.
Në këtë takim të pranishëm ishin: Marjana Kostofski-Fellah, përfaqësuese e pakicës kombëtare maqedonase dhe anëtare e Komitetit për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Shqipërisë; Endrit Fetahu, nënkryetar i Aleancës Maqedonase për Integrim Europian – e vetmja parti e maqedonasve në Shqipëri; Nezir Meça, nënkryetar i Shoqërisë Maqedonase “Ilinden” – Tiranë, Slavica Sviderska, profesoreshë e gjuhës maqedonase në Lektoratin e Gjuhës Maqedonase në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe diplomatë të Ambasadës Maqedonase në këtë vend.
Presidentja Siljanovska Davkova e ka shprehur kënaqësinë e saj që pati mundësinë t’i dëgjonte personalisht përfaqësuesit përkatës dhe të dbisedojë me ta lidhur me vendimin e autoriteteve shqiptare për të përcaktuar kriteret, dokumentacionin dhe procedurat për mbledhjen e të dhënave për identifikimin e personave që u përkasin pakicave kombëtare, gjë që vlen edhe për maqedonasit në Shqipëri.
Duke theksuar se vendimi përcakton kritere që do t’u lejojnë të gjithëve të shprehin lirisht përkatësinë e tyre kombëtare dhe gjuhën që flasin, ajo tha se janë pikërisht anëtarët e pakicës kombëtare maqedonase ata që preken nga kjo procedurë.
Presidentja Siljanovska Davkova parashtroi disa pyetje retorike në këtë takim:
Cili do të ishte problemi nëse do të bënit atë që bëjnë të gjitha shtetet me pakicat kombëtare në aspektin e dhënies së shtetësisë, p.sh.?
Cili është problemi nëse do të hapnit më shumë pika kufitare?
Cili është problemi pasaportave të të cilave afati i vlefshmërisë ka përfunduar, t’ua vazhdoni afatin e vlefshmërisë?
Cili është problemi nëse ju, si shtet, ndërhyni në dhënien e pasaportave për njerëzit që kanë nevojë për të? Të gjithë në rajonin tonë e bëjnë këtë, por e bëjnë në të gjithë botën.
Gjithashtu, ajo parashtroi pyetjen se cili ishte problemi nëse ndonjëherë ndihmohet në mësimin e gjuhës maqedonase? Të hapni më shumë lektoratëimi. Cili është problemi me hapjen e konsullatës ku ka anëtarë të pakicës maqedonase?
Presidentja beson se ky nuk është problem i madh sepse ka të bëjë me çështje që lidhen me identitetin.
Kur u pyet nëse si Presidente do të iniciojë, do të ndihmojë në zgjidhjen e kërkesave të tyre, ajo tha se nuk do të ishte aty nëse nuk do të kishte ardhur me një qëllim të vendosur, jo vetëm për t’i dëgjuar, por edhe për t’ua përcjellë problemet e tyre autoriteteve.
Presidentja Siljanovska Davkova tha se kemi marrëdhënie të mira me Republikën e Shqipërisë, kemi mirëkuptim dhe brenda kuadrit të këtij mirëkuptimi, duhet të vazhdojmë aty ku dikush është ndalur dhe ka bërë gabim, kur duhet të ketë qenë edhe më aktiv. Ne jemi këtu të detyruar të ndihmojmë.