Siljanovska-Davkova në vizitë pune në Republikën e Kazakistanit

27 Maj 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova nga sot gjendet në vizitë pune në Republikën e Kazakistanit, ku nesër, të mërkurën, më 28 maj, do të takohet me Presidentin Kasim Zhomart Tokajev dhe do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar Astana 2025.

Të enjten, më 29 maj, Presidentja Siljanovska Davkova do të mbajë fjalim në sesionin plenar të Forumit Ndërkombëtar “Astana 2025”, të cilin do ta hapë Presidenti i Republikës së Kazakistanit, Kasim Zhomart Tokajev. Fjalime do të mbajnë edhe Presidenti i Republikës së Ruandës, Poll Kagame; Kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit, sheiku Mohamed bin Abdulrahman bin Xhasim al Tani; Kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq; Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Matijas Korman, si dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe Presidenti aktual i Asamblesë dhe Kryetari i Këshillit të Institutit Global të Rritjes së Gjelbër, Ban Ki Mun.

Forumi, që do të mbahet më datë 29 dhe 30 maj me temë “Lidhja e Mendjeve, Krijimi i së Ardhmes”, pozicionohet si iniciativë e rëndësishme për avancimin e multilateralizmit dhe veprimin e përbashkët në zgjidhjen e çështjeve globale. Ndër temat kryesore janë përfshirë sfidat gjeopolitike, klima dhe ndryshimet ekonomike në nivel global.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...