Siljanovska Davkova priti në takim Ministren e Punëve të Jashtme dhe Europës të Shqipërisë, Spiropali: Perspektiva e përbashkët europiane duhet të bëhet realitet

22 Dhjetor 2025 | Kumtesat

Rajoni në tërësi duhet të integrohet në Bashkimin Europian pa vonesa të mëtejshme, u ranë dakord në takimin e sotëm Presidentja Gordana Siljanovska Davkova dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Europës të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila ndodhet në vizitë zyrtare.

Presidentja Siljanovska Davkova përshëndeti progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit, duke theksuar se në kontekstin aktual gjeopolitik, progresi i secilit vend ka efekt pozitiv mbi dinamikën rajonale të integrimit europian.

Presidentja Siljanovska Davkova kujtoi se, pas 20 viteve status i kandidatit, procesi i anëtarësimit të Maqedonisë po bëhet maratonë e lodhshme, me qëllimin që shtyhet vazhdimisht.

Ajo theksoi se kriteret e Kopenhagës duhet të paraqesin të vetmet kushte për anëtarësim dhe se bilateralizimi krijon precedent të rrezikshëm, duke lejuar bllokimin e rrugës europiane të vendeve të tjera kandidate.

Ministrja shqiptare shprehu mbështetje të fortë për integrimin europian të Maqedonisë dhe bindjen e saj se vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë qëllimet dhe vlerat identike dhe duhet të ecin bashkërisht drejt familjes europiane.

Të dy kanë ranë dakord se bashkëpunimi rajonal është çelësi i stabilitetit, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe lidhjes infrastrukturore, dhe veçanërisht për proceset reformuese të nevojshme për anëtarësim në BE.

Në memorandumin trepalësh të nënshkruar midis Maqedonisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë, ne njohim një afat kohor dhe dinamikë të përcaktuar qartë për zbatimin e aktiviteteve që lidhen me Korridorin 8.

Vendosja e sistemit “One Stop Shop” në të gjitha vendkalimet kufitare midis dy vendeve, besojnë ata, do të kontribuojë në kontrollin e shpejtë të përbashkët dhe forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Bashkëbisedueset theksuan nevojën për bashkëpunim të zgjeruar ekonomik dhe mbështetën vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer në NATO.

Respektimi i të drejtave të komuniteteve minoritare është një vlerë e shtuar për marrëdhëniet miqësore maqedonaso-shqiptare.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit