Siljanovska Davkova priti në takim përfaqësuesit e Lidhjes së Shoqatave të Diabetikëve të Maqedonisë

15 Nëntor 2025 | Kumtesat

Në Ditën Botërore të Diabetit, 14 nëntor, Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti në takim përfaqësuesit e Lidhjes së Shoqatave të Diabetikëve të Maqedonisë – LShDM, me të cilët diskutoi problemet dhe sfidat kryesore me të cilat përballen.

Ata e informuan Presidenten lidhur me kartën e identitetit të organizatës, e cila përfaqëson 23 shoqata nga vendi të dedikuara në parandalimin e diabetit, si dhe kujdesin dhe përpjekjet për të përmirësuar cilësinë e jetësës së diabetikëve.

Duke pasur parasysh se në vend janë të regjistruar 142 mijë pacientë, nga të cilët 42 mijë janë në terapi me insulinë, bashkëbiseduesit ranë dakord se është e nevojshme të zbatohen urgjentisht programe moderne parandaluese, të vazhdueshme dhe cilësore, të cilat jo vetëm mbrojnë shëndetin dhe jetën e tyre, por edhe ulin shpejt kostot.

Përfaqësuesit e Lidhjes në fjalë e informuan Presidentenedhe  për prioritetet në luftën kundër kësaj sëmundjeje të fshehtë, siç janë: nevoja për të marrë sensorë, ose sisteme CGM për çdo person me diabet të tipit 1. Ata gjithashtu theksuan domosdoshmërinë e disponueshmërisë së insulinës moderne dhe terapisë antidiabetike, të ekzaminimeve parandaluese në të gjithë vendin, si dhe të krijimit të një tregu të hapur për pajisjet mjekësore – shirita dhe glukometra, si parakusht për konkurrencë dhe cilësi më të mirë, duke pasur parasysh përvojat e vështira dhe ndonjëherë të rrezikshme deri më tani.

Presidentja Siljanovska Davkvoa u informua gjithashtu edhe për bashkëpunimin e LShDM-së me institucionet kompetente, si dhe për aktivitetet në kuadër të Federatës Ndërkombëtare të Diabetit, e cila ka 251 organizata kombëtare nga 158 vende në botë, ku po regjistrohet një trend në rritje i personave të diagnostikuar rishtazi.

Duke theksuar rëndësinë e rritjes së ndërgjegjësimit për kërcënimin shëndetësor që paraqet diabeti, Presidetja Siljanovska Davkova shprehu mbështetje të plotë për përpjekjet e kësaj Lidhjeje dhe theksoi rëndësinë e gjetjes së zgjidhjeve sistemike që do të kontribuojnë konkretisht në sigurimin e cilsisë më të mirë të jetesës për njerëzit me diabet në vend.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit