Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti në takim Ana Dukoska, Presidente e Shoqatës së Rrjetëzimit, Edukimit dhe Kërkimit të Grave “Unë jam grua”.
Në këtë takim, Dukoska e informoi Presidenten Siljanovska Davkova rreth iniciativave të zbatuara dhe projekteve kërkimore të kësaj shoqate, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Gjithashtu, Dukoska e informoi Presidenten lidhur me rezultatet e punëtorive interaktive dhe ligjeratave nga ekspertë të shumtë nga vendi dhe jashtë vendit, duke theksuar rëndësinë e Konferencës së ardhshme globale të lidereve të Grave “Unë jam grua”.
Tema e debatit të këtij viti do të jenë gratë në zonat rurale, si dhe gratë me profesione atipike. Gra nga vendi dhe jashtë vendit do të marrin pjesë në debatin e këtij viti, duke përfshirë Kimberly Fletcher, presidente e lëvizjes “Nënat e Amerikës”.
Duke përshëndetur përkushtimin dhe angazhimin e shoqatës “Unë jam grua”, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi rëndësinë e aktiviteteve të ndërmarra deri më tani për të stimuluar aktivitetin e grave në të gjitha sferat e jetës shoqërore, duke përfshirë edhe politikën.
Ajo u uroi atyre punë të mbarë dhe konferencë të suksesshme.