Siljanovska Davkova takohet me Ambasadoren Japoneze Secuko Kavahara

11 Shtator 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti sot Ambasadoren Japoneze Secuko Kavahara, e cila i dorëzoi urimit nga Madhëria e Tij Naruhito, Perandori i Japonisë, të dërguar me rastin e 8 shtatorit – Ditës së Pavarësisë.

Presidentja Siljanovska Davkova falënderoi për urimet e ngrohta, duke i vlerësuar ato si një shprehje të miqësisë së qëndrueshme dhe respektit të ndërsjellë midis dy vendeve.

Ambasadorja Kavahara informoi për pjesëmarrjen e suksesshme të vendit në Osaka EXPO 2025 dhe shprehu kënaqësinë e saj për programin kulturor dhe artistik me të cilin u prezantuam para publikut japonez në Ditën e Pavarësisë. Bashkëbisedueset kanë ranë dakord se artistët e famshëm të operës Ana dhe Igor Durllovski me orkestrën e dhomës “Ajga”, kitaristi i xhazit Vladimir Vasilevski – Chetkar, si dhe Kiril Dzajkovski dhe grupi i tij, prezantuan në mënyrë autentike kulturën, traditën dhe artin modern maqedonas.

Sipas të dyve, pjesëmarrja e shkëlqyer e pavijonit maqedonas në EXPO 2025 është provë e potencialit që kemi si destinacion turistik me një trashëgimi të pasur kulturore, historike dhe natyrore.

Duke riafirmuar rëndësinë e diplomacisë kulturore, Presidentja Siljanovska Davkovka shprehu kënaqësinë për vëmendjen e tërhequr nga ekspozita kushtuar arkitektit japonez Kenzo Tange dhe planit të tij për rindërtimin e Shkupit pas tërmetit të vitit 1963. Ajo gjithashtu përshëndeti interesin dhe vizitën në pavijonin maqedonas nga nxënësit e Shkollës së Mesme “Takanava” në Tokio, të cilët po studiojnë gjuhën maqedonase.

Presidentja Siljanovska Davkova falënderoi për mbështetjen dhe donacionet e përgjithshme nga Japonia dhe shprehu gatishmërinë për të ndërtuar më tej lidhje miqësore dhe për ta vazhduar bashkëpunimin brenda organizatave ndërkombëtare.

Duke iu referuar zhvillimeve aktuale globale, bashkëbisedueset kanë ranë dakord se nevojitet një reformë urgjente dhe e thellë e OKB-së për të forcuar multilateralizmin për t’iu përgjigjur sfidave reale globale.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...