Simulim i takimit të Këshillit të Sigurimit në organizim të Qendrës Presidenciale për Edukim Politik

18 Prill 2022 | Kumtesat

Studentët e Studimeve ndërkombëtare dhe interkulturore në Fakultetin Filozofik, Universiteti “Shën. Kirili dhe Metodij”, sot mbajtën simulim të Takimit të Këshillit të Sigurimit, në organizim të Qendrës Presidenciale për Edukim Politik, me mbështetje të fonacionit partner “Fridrih Ebert”.

Në këtë simulim morën pjesë 10 studentë dhe secili prej tyre ishte në rolin e një anëtari të Këshillit të Sigurimit.

Temë diskutimi ishte “Gjendja aktuale e sigurisë në vend dhe në rajonin euroatlantik”.

Presidenti Stevo Pendarovski mori pjesë në simulim dhe e udhëhoqi si takim të rregullt të Këshillit të Sigurimit. Ai i njohu pjesëmarrësit në këtë simulim me rolin dhe punën e Këshillit të Sigurimit, si trup këshillëdhënës i cili i shqyrton çështjet lidhur me sigurinë dhe mbrojtjen dhe u jep propozime Kuvendit dhe Qeverisë.

Qëllimi i simulimit është përfshirja e të rinjve dhe njohja e tyre me punën dhe funksionimin e institucioneve dhe organeve shtetërore. Simulimi i Këshillit të Sigurisë është aktivitet i rregullt në Programin vjetor të punës së Qendrës Presidenciale për Edukim Politik për vitin 2022.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...