Takimi i Presidentit Pendarovski me udhëheqjen e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore

27 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti përfaqësuesit e udhëheqjes së Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, të udhëhequr nga kryetari i Odës, Mendi Qura.

Në këtë takim u diskutua mbi aktivitetet aktuale të Odës, në drejtim të përfaqësimit të interesave të bizneseve dhe të krijimit të një mjedisi të përshtatshëm zhvillimor.

Përfaqësuesit e Odës i prezantuan sfidat aktuale me të cilat po ballafaqohet bashkësia e biznesit në raport me mungesën e fuqisë punëtore, si dhe fushat me prioritet në të cilat duhet të vendoset fokusi në periudhën e ardhshme.

Presidenti Pendarovski i përshëndeti përpjekjet e bashkësisë së biznesit për nxitjen e investimeve të reja, vendeve të reja të punës dhe rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik afatgjatë dhe zhvillimit të shtetit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit