Takimi i Presidentit Pendarovski me Kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Bepiq

26 Nëntor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Aleksa Beçiq, Kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi.

Në këtë takim është shprehur kënaqësia nga zhvillimi i marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale të bazuara mbi miqësinë, respektin dhe mirëkuptimin tradicional dhe është riafirmuar përcaktimi i vendosur i të dy shteteve për përforcim dhe përparim të bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, sidomos në sferën ekonomike ku ekziston potencial i madh.

Të dy bashkëfolësit theksuan se të dy shtetet kanë qëllime dhe vizione identike në politikën e jashtme, kurse me aleancën në NATO kontribuojnë mbi sigurinë dhe mbi paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e qëndrueshëm të të gjithë rajonit.

Duke e theksuar nevojën për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar, Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut e vlerëson shumë mundësinë për shkëmbim të përvojave me Malin e Zi në drejtim të realizimit të përcaktimit të përbashkët strategjik, anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Në këtë kontekst, duke folur edhe mbi Këshillin për Punë të përgjithshme të Bashkimit Evropian, që do të mbahet së shpejti, Presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë që integrimi i vendeve të trajtohet si një nga prioritetet kryesore strategjike dhe gjeopolitike në suazat e Bashkimit, si nxitje shtesë për proceset reformuese në shtetet tona.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...