Presidentja Siljanovska Davkova shpehu ngushëllime me rastin e vdekjes së Nade Proevës

8 Nëntor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova shpehu ngushëllime me rastin e vdekjes së Nade Proevës.

Lajmin për ndarjen nga jeta të historianes dhe profesoreshës së shquar universitare Nade Proeva e mora me pikëllim të madh dhe ndjenjë boshllëku.

Më mungojnë fjalët adekuate për të shprehur peshën e humbjes për shkencën, por edhe për Maqedoninë.

Ajo ishte historiane e lartë e antikitetit, duke përfshirë antikitetin e Maqedonisë.
Ajo ka ligjëruar mësim shkencor në universitete prestigjioze, duke botuar në revista me renome. Është cituar nga historianë të nderuar. Konsiderohej si profesoreshë me mendim të mprehtë e të qartë, kishte karakter pa kompromise, të rrëmbyer, impresiononte me mendjen e saj kritike dhe shpirtin e shqetësuar. Ajo ishte e dallueshme, unike, e veçantë, e guximshme, e paharrueshme.

Jam e lumtur që e njoha dhe pata mundësinë të ndaj pikëpamjet me të.

Me vdekjen e Nades sonë humbi shkenca historike, historianët, por edhe Maqedonia që aq fort e deshi dhe e mbrojti me mendime e fjalë.

Më mungon shumë, por më shumë do t’u mungojë historianëve dhe studentëve. Një gjë është e e sigurt: do të mbetet në mendimet dhe kujtimet tona.

U prehtë në paqe!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...