Presidenti Pendarovski shprehi ngushëllime për tërmetin në Turqi

6 Shkurt 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidenten e Hungarisë, Katalin Novak, shprehu ngushëllime për tërmetet e fuqishme që e goditën Republikën e Turqisë.

“Tani morëm informacion se ka një tërmet të dytë, shumë viktima dhe shkatërrim të tmerrshëm. Do të dëshiroja edhe njëherë të shpreh ngushëllime për të gjithë të goditurit, si dhe të shpall se Qeveria maqedonase dhe ne si shtet nuk do të mbetemi vetëm në fjalë, por do të japim ndihmë konkrete. Këtë vit duhet të shënojmë gjashtë dekada nga tërmeti katrastrofik i Shkupit dhe e dimë shumë mirë kur popuj dhe shtete të tjerë gjenden në situatë të ngjashme. Mendimet tona janë me popullin turk dhe me qytetarët turq, para së gjithash me ata që i humbën të afërmit e tyre”, deklaroi Presidenti Pendarovski.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....