Presidenti Pendarovski në Stokholm u takua me përfaqësues të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim – SIDA, të Fondacionit Nobel dhe të organizatave dhe të institucioneve udhëheqëse politike

15 Tetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski gjatë vizitës së punës në Mbretërinë e Suedisë sot në Stokholm u takua me përfaqësues të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim – SIDA, përfaqësues të Fondacionit Nobel, si dhe të organizatave dhe të institucioneve udhëheqëse politike tink-tenk.

Në takimin me Marie Oteson, zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim – SIDA, Presidenti Pendarovski u njoh me prioritetet e strategjisë së re shtatëvjeçare për bashkëpunim reformues të Mbretërisë së Suedisë për vendet e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i këtij programi është afrimi i këtyre vendeve me Bashkimin Evropian dhe plotësimin e aktiviteteve të BE-së të fokusuara në reformat themelore. Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për Qeverinë e Mbretërisë së Suedisë për ndihmën që shteti ynë do ta marrë për përparim në shumë fusha midis të cilave janë të drejtat e njeriut, demokracia, sundimi i të drejtës dhe barazia gjinore, zhvillimi i qëndrueshëm ekologjik dhe klimatik dhe zhvillimi inkluziv ekonomik.

Përfaqësuesit e Fondacionit Nobel, përsëri, me Presidentin Pendarovski biseduan mbi aktivitetet e ndarjes së këtij viti të Çmimit Nobel. Vidar Helgesen, drejtori ekzekutiv i Fondacionit Nobel e informoi Presidentin Pendarovski mbi programet edukative për nxënësit dhe arsimtarët qëllimi i të cilave është të shërbejnë si inspirim për gjeneratat e ardhshme që të fitojnë njohuri dhe ta kuptojnë dhe ta përmirësojnë botën.

Në takimin me përfaqësuesit e organizatave dhe institucioneve udhëheqëse politike dhe me organizatat tink-tenk Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për zhvillimin dhe mbështetjen e vazhdueshme zhvillimore të Mbretërisë së Suedisë mbi përforcimin e kapaciteteve të institucioneve të Maqedonisë së Veriut, sidomos në fushën e demokracisë dhe sundimit të të drejtës.

Presidenti Pendarovski e theksoi, gjithashtu, edhe rolin e fonacioneve, institucioneve dhe organizatave tink-tenk politike suedeze në zhvillimin institucional dhe demokratizimin e brendshëm të partive politike dhe edukimit politik.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....