Presidenti Pendarovski i emëroi kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për Falje dhe emëroi një anëtar në Komisionin e Dekorimeve dhe Mirënjohjeve

26 Nëntor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski mori vendim për përbërjen dhe për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Falje.

Si kryetare e Komisionit për Falje është emëruar Uranija Pirovska, kurse për anëtarë janë emëruar Fehmi Stafa, Lubomir Joveski, Lubomir Mihajllovski, Temellko Ristevski, Eroll Rushid, Tomisllav Kezharovski, Bozhin Avramovski, Safet Aliu, Zora Mitiq dhe Biljana Petkovska.

Uranija Pirovska është emëruar kryetare e Komisionit për Falje në vend të Sabit Kranlit, kurse anëtar i ri në këtë komision është gazetari Tomisllav Kezharovski.

Presidenti Pendarovski mori vendim për emërim të aktores Amernis Jovanovska Nokshiqi si anëtare të Komisionit të Dekorimeve dhe Mirënjohjeve në vend të Sabina Ajrullaut.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit