Kumtesë

2 Gusht 2021 | Kumtesat

Dje në Krushevë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral-leitnanti Vasko Gjurçinovski e informoi Presidentin Stevo Pendarovski mbi gjendjen me zjarret nëpër vend dhe sidomos për zjarrin e madh në Koçani dje pasdite vonë.

Presidenti Pendarovski, si Komandant Suprem, në orën 16:30 dha urdhër për angazhim të Armatës me kapacitet të tërësishëm. Është miratuar edhe përdorimi i aviacioneve, të cilat sot intervenuan në Staro Nagoriçane, kurse nesër në mëngjes do të shkojnë për ndihmë në Koçani.

Sot gjatë ditës janë angazhuar rreth 170 përfaqësues të Armatës, kurse gjatë natës do të ndiqet gjendja në terren dhe do të angazhohen fuqi shtesë, si dhe mjete për ballafaqim me gjendjet dhe ndihmë për popullatën ku të nevojitet.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit