Ngushëllime nga presidenti slloven dhe serb për tragjedinë në Tetovë

9 Shtator 2021 | Kumtesat

Presidenti Pendarovski realizoi bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor. Në këtë bisedë Presidenti Pahor në emrin e vet dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Sllovenisë shprehu ngushëllimet më të thella për familjet dhe për të afërmit e vdekurve nga zjarri që ra dje në darkë në spitalin modular në Tetovë dhe u dëshiroi shërim të shpejtë të lënduarve.

Në bisedë, Presidenti Pahor shprehi solidaritet dhe theksoi se republika e Sllovenisë është e gatshme të ofrojë çdo lloj ndihme nëse nevojitet.

Ndihmë për ngjarjen tragjike në Tetovë ofroi edhe Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke shprehur ngushëllime për jetët e humbura.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...