Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në tryezën e rrumbullakët “Ballkani Perëndimor midis Perëndimit dhe Lindjes: Maqedonia e Veriut – anëtare në BE deri në vitin 2030?”

12 Janar 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në tryezën e rrumbullakët të ambasadorëve të titulluar “Ballkani Perëndimor midis Perëndimit dhe Lindjes: Maqedonia e Veriut – anëtare në BE deri në vitin 2030?” organizuar nga Këshilli i ambasadorëve.

Presidenti në fjalimin e vet foli mbi procesin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit, mbi ndikimin e invazionit rus mbi Ukrainën në Ballkanin Perëndimor, si dhe për agjendën reformuese vendase, duke përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit.

Presidenti Pendarovski vlerësoi se mbështetja për anëtarësim në Bashkimin Evropian po bie për arsye të ndryshme, sidomos te maqedonasit etnikë, dhe tha se ekzistimi i qëndrimeve divergjente për çështje të rëndësishme në politikën e jashtme është e vështirë për t’u menaxhuar nga marrësit e vendimeve.

Ai foli mbi dy situata të mundshme në vitet e ardhshme – të bëni reforma të shkëlqyera, kurse fokusi i Bashkimit evropian të mos jetë në Ballkanin Perëndimor ose të mos bëni reforma në shtëpi, kurse Bashkimi Evropian të ketë fokusin në rajon. Edhe në të dyja situatat, sipas Presidentit Pendarovski, nuk do të ketë përparim në integrimet dhe shtoi se nevojitet përkushtim nga të dyja palët – edhe në lidhje me realizimin e reformave dhe në lidhje me fokusin në rajon.

Në kontekstin e invazionit rus mbi Ukrainën, Presidenti Pendarovski vlerësoi se për herë të parë pas Marrëveshjes së Kumanovës dhe Ohrit, stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është prioritet i bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa jo integrimet.

“Specifike për Ballkanin Perëndimor, pas luftës në Ukrainë, pas 24 shkurtit – Evropa është përsëri në fokusin e politikës së jashtme të SHBA-së, kurse nëpërmjet kësaj edhe Ballkani Perëndimor, si segment i saj, sepse sipas vlerësimeve të ekspertëve, të politikanëve dhe të diplomatëve, nëse Rusia përpiqet ta tërheqë vëmendjen e aleancës së tërësishme perëndimore e cila e ndihmon Ukrainën që të çlirohet, këtë më lehtë do ta bëjë në Ballkan, sesa në Balltik”, tha Presidenti Pendarovski.

Duke folur për iniciativat rajonale, duke përfshirë edhe Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit, Presidenti Pendarovski apeloi Brukseli të bëjë prioritetizim midis këtyre dy gjërave.
Duke folur mbi temën kryesore të tryezës së rrumbullakët, Presidenti Pendarovski theksoi se anëtarësimi në BE deri në vitin 2030 është i mundshëm, por për këtë, sipas tij, nevojitet arritja e konsensusit nacional dhe Brukseli ta mbajë fokusin në rajon.

“A është i mundshëm anëtarësimi deri në 2030? I mundshëm është. Ne kemi potencial të brendshëm, kemi njerëz të zgjuar, kemi përvojë, kemi sistem të vendosur prej kohësh për negociata dhe jemi kandidati më i mirë, pa kontestim më i përgatitur në historinë e Bashkimit Evropian, megjithatë nuk jam i sigurt në këtë kontekst dhe në këtë kompleks çështjesh për dy gjëra të tjera. Së pari nuk e di a do të arrijmë konsensus nacional për këtë çështje. Në këtë moment nuk kemi. Domethënë, flas për një konsensus real, jo vetëm retorik. A do të arrijmë dhe a do ta mbajmë sepse duhet të mbahet me vite dhe vite derisa zgjasin negociatat, dhe e dyta, nuk e di a do ta mbajë Bashkimi Evropian fokusin mbi rajonin, edhe pas mbarimit të luftës në Ukrainë”, tha Presidenti Pendarovski.

Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski tha se pas fillimit të invazionit rus mbi Ukrainën, rezonët gjeostrategjikë filluan të dominojnë edhe në logjikën e Bashkimit Evropian, pas së cilit vijojnë vendimet për dhënien e statusit kandidat për Bosnjën dhe Hercegovinën, për Ukrainën dhe Moldavinë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...