Takimi i Presidentit Pendarovski me përfaqësuesit e Teknikës popullore dhe Lidhjes së zbuluesve dhe autorëve të përparimeve teknike të Maqedonisë

30 Tetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti përfaqësuesit e Teknikës popullore dhe Lidhjes së zbuluesve dhe autorëve të përparimeve teknike të Maqedonisë (SPATUM).

Në këtë takim, bashkëfolësit e informuan Presidentin Pendarovski mbi vijimin e aktiviteteve të cilat po ndërmerren për mbajtjen e Ekspozitës të 44-t ndërkombëtare për inovacione, gjetje, patenta, dizajn, ide, prodhime dhe teknologji të reja, marka tregtare, projekte kërkimore dhe krijimtari rinore – MAKINOVA 2023 dhe Ekspozitën e 21-të ndërkombëtare për inovacione ekologjike dhe projekte kërkimore – EKONOVA 2023. Të dyja ekspozitat ndërkombëtare do të mbahen nga 10 deri më 12 nëntor në Shkollën e mesme komunale “Aco Ruskovski” në Berovë, me mbështetje nga Presidenti Stevo Pendarovski.

Në këto bisedime u theksua se organizimi tradicional MAKINOVA dhe EKONOVA përbën mundësi të përkryer për promovim dhe afirmim t ideve kreative, inovacioneve, dizajnëve dhe markave tregtare, si dhe për krijim të kontakteve me personat afaristë të interesuar për investim, prodhim dhe plasim të zgjidhjeve përkatëse inovative në treg. Sot, mbi 5000 punonjës arsimorë, shkencorë dhe profesionistë të tjerë janë përfshirë, vullnetarisht, në sistemin e zhvillimit të shkrim-leximit dhe kulturës teknike të të rinjve, që po mbahet në më shumë se 3800 organizata bazë të Teknikës popullore.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit