Takimi me udhëheqjet e Olimpiadës Speciale për Evropën dhe Euroazinë dhe Olimpiadën Speciale të Maqedonisë së Veriut

26 Prill 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti udhëheqjet e Olimpiadës Speciale për Evropën dhe Euroazinë dhe Olimpiadën Speciale të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim u fol mbi aktivitetet aktuale të Olimpiadës speciale e cila mbështet mbi 5 milionë sportistë, 1 milionë trajnerë dhe vullnetarë, më shumë se 100.000 gara në vit dhe 32 sporte të ekipeve olimpike nëpërmjet programeve në mbi 190 vende.

Bashkëfolësit e njohën Presidentin Pendarovski edhe me dinamikën e realizimit të projektit “Inkluzioni social dhe përforcimi i të rinjve nëpërmjet sportit” që duhet të japë impuls pozitiv në përfshirjen e përforcuar të personave me aftësi të kufizuar, si dhe promovimin e arsimit inkluziv.

Presidenti Pendarovski e shprehu mbështetjen pa rezervë për angazhimin e tillë fisnik shumëvjeçar të Olimpiadës Speciale, e cila kontribuon që nëpërmjet sportit të nxitet inkluzioni gjithëpërfshirës i tyre në rrjedhat shoqërore, duke u mundësuar t’i shprehin afinitetet dhe cilësitë individuale.

Në takim morën pjesë Dejvid S. Evangelista dhe Marta Jo Brajçiç nga Olimpiada Speciale për Evropën dhe Euroazinë si dhe Monika Boshkoska dhe Dragan Karaxhovski nga Olimpiada Speciale e Maqedonisë së Veriut.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....