Pendarovski dhe Gjukanoviq në Tivar: vendosja e pllakës përkujtimore të Vladimirit dhe Kosarës për nder të miqësisë maqedonase-malazeze

13 Prill 2022 | Kumtesat

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare të Malit të Zi, Presidenti Stevo Pendarovski sot në Tivar mori pjesë në vendosjen e pllakës përkujtimore të Vladimirit dhe Kosarës, e cila është përpunuar në Maqedoninë e Veriut, në nder të miqësisë maqedonase-malazeze.

Presidenti tha se vendosja e kësaj pllake përkujtimore është simbol i afërsisë dhe i lidhjes kulturore-historike midis Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, dhe u realizua me iniciativë të Shoqatës së miqësisë maqedonase-malazeze dhe të Bashkësisë së malazezëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kjo pllakë është përkujtim i personalitetit ë princit Vladimir, guximit të tij dhe ideale njerëzore, si dhe të legjendës për dashurinë e tij për princeshën maqedonase Kosarën, vajzën e Car Samoilit, e cila është kënduar në “”Kronikën e priftit Duklanin”.

Pllaka përkujtimore është punuar nga skulptori maqedonas Tome Axhievski dhe është vendosur në Tivar, ku kultivohet më shumë kulti i princit Vladimir, i cili është mbrojtës i qytetit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit