Takimi i Presidentit Pendarovski me Presidentin estonez Allar Karis

11 Nëntor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në suazat e pjesëmarrjes në edicionin e 5-të të Forumit paqësor të Parisit, u takua me Presidentin e Republikës së Estonisë, Allar Karis.

Në këtë takim u përcaktuan miqësia dhe bashkëpunimi midis Maqedonisë së Veriut dhe Estonisë dhe është theksuar se ekziston një nivel i mirë i dialogut politik midis dy shteteve. Presidenti Pendarovski, duke theksuar se Estonia është partneri ynë shumëvjeçar në OKB, BE, NATO dhe OSC, theksoi se Maqedonia e Veriut e vlerëson shumë mbështetjen e fuqishme dhe të zëshme estoneze për integrimin evropian maqedonas, si dhe bashkëpunimin në forumet ndërkombëtare.

Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm në fushën e digjitalizimit dhe shprehu interesin tonë që ta zbatojmë përvojën estoneze në këtë fushë.

Në këtë takim u bisedua edhe mbi situatën gjeopolitike, në kontekst të luftës në Ukrainë, me pasqyrë në gjendjet dhe implikimet në siguri për shtetet baltike dhe ballkanike, ku të dy presidentët e përshëndetën bashkëpunimin e përkryer në NATO.

Presidenti Pendarovski është në vizitë pune në Republikën e Francës, me rastin e pjesëmarrjes në edicionin e 5-të të Forumit paqësor të Parisit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit