Takimi i këshilltarëve të Presidentit Pendarovski me deputeten ukrainase Kira Rudik

10 Shtator 2022 | Kumtesat

Sot në Kabinetin e Presidentit, këshilltarët e Presidentit Pendarovski u takuan me deputeten ukrainase Kira Rudik.

Në këtë takim, deputetja ukrainase Rudi i informoi mbi gjendjen aktuale dhe zhvillimin e ngjarjeve në Ukrainë, në kontekstin e agresionit rus.

Këshilltarët e Presidentit e riafirmuan qëndrimin se Republika e Maqedonisë së Veriut e mbështet tërësisht dhe pa mëdyshje integritetin dhe sovranitetin territorial të Ukrainës në kufijtë e saj nga viti 2014.

Në këtë takim u bisedua mbi eurointegrimet e të dy shteteve dhe u theksua nevoja për përshpejtim të proceseve të cilat do të nënkuptojnë stabilitet dhe prosperitet më të madh si për rajonin ashtu edhe për Evropën.

Bashkëfolësit në takim shprehën pritjen se marrëdhëniet bilaterale miqësore midis Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës do të vazhdojnë të thellohen.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mbajti fjalim në shënimin e 30 Majit – Ditës Botërore të Multipla Sklerozës që u mbajt me organizim nga Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë.  Në Fjalimin e vet, znj. Gjorgievska theksoi se kjo sëmundje është e vështirë dhe e parashikueshme dhe kërkon luftë dhe terapi ku thelbësore është mbështetja psikologjike e të sëmurëve, por edhe e familjeve të tyre.  “Prandaj do të dëshiroja ta shfrytëzoj këtë mundësi, dhe të gjithë të sëmurëve me multipla sklerozë, por edhe të afërmve të tyre, si dhe kolegëve tim mjekë që marrin pjesë në diagnostikimin dhe mjekimin, t’i përgëzoj për guximin dhe këmbënguljen. Ju jeni shembull për të gjithë ne, shembull për të gjithë shoqërinë. Si rrjedhim, e gjithë bashkësia, të gjithë ne së bashku duhet të bëjmë gjithçka që ta përmirësojmë gjendjen tuaj. Këtu jemi që t’ju mbështesim, t’jua lehtësojmë, t’ju ndihmojmë. T’ju japim dorën në luftën tuaj të përditshme të mundshme me këtë sëmundje të keqe. Solidariteti dhe shpresa e përbashkët që e japim në Ditën Botërore të Multipla Sklerozës le të zgjasë 365 ditë në vit”, rekomandoi bashkëshortja e Presidentit.  Sipas znj. Gjorgievska evenimenti i sotëm i organizuar nga Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë është mundësi për shkëmbim të përvojës, informacioneve dhe praktikave.  “Anëtarët e kësaj shoqate, duke pasur parasysh se edhe vetë janë persona me multipla sklerozë e dinë se me çfarë tundimesh ballafaqohet secili që jeton me këtë sëmundje. Edhe njëherë publikisht ju shpreh falënderim dhe ju dëshiroj që edhe mandej me zell, përkushtim dhe plot optimizëm t’i realizoni programet dhe projektet tuaja. Besoj se nuk do të mbeteni vetë në këto aktivitete për përmirësim të përditshmërisë së personave të sëmurë me multipla sklerozë dhe do ta keni mbështetjen e të gjithë bashkësisë”, theksoi znj. Gjorgievska.    Në këtë eveniment fjalim kishte edhe Ana Karajanova Dimitrusheva, kryetarja e Shoqatës nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë, kurse morën fjalën edhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, zëvendësministri i punës dhe politikës sociale, Enver Husejin dhe drejtori i DPSH Klinika e neurologjisë, Visar Miftari. Me këtë eveniment, Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë i bashkëngjiten shënimit global të Ditës botërore kushtuar multipla sklerozës që edhe këtë vit shënohet nën moton “MS lidhje”, me qëllim që të ngrihet vetëdija dhe të sigurohet diagnoza e saktë dhe në kohë, terapia më e mirë dhe cilësia më e mirë e jetës për pacientët me multipla sklerozë.

Në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan nxënësit e SHTHK “Kërste Misirkov” nga Kumanova. Vizitorët patën mundësi të takohen dhe bisedojnë me Presidentin...