Presidenti Pendarovski për vizitë në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore

13 Shkurt 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot e vizitoi Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe u takua me kryetarin e kësaj ode, Mendi Qurën, me anëtarët e Këshillit drejtues, si dhe me përfaqësuesit e kompanive – anëtare të Odës.

Në suazat e vizitë, para Presidentit Pendarovski u prezantua për herë të parë Manifesti ekonomik për zhvillim të përshpejtuar, dokument i përpiluar nga organet e kësaj ode në bashkëpunim me institucione akademike. Manifesti jep pasqyrim të rrjedhave ekonomike në shtet nga pavarësia e tij dhe mundëson të identifikohen lëshimet e deritanishme. Ai është, njëkohësisht, udhëzues për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm për rritje dhe zhvillim ekonomik, kurse i referon edhe reformat e domosdoshme për institucione më efikase.

Presidenti Pendarovski e përshëndeti përpilimin e Manifestit ekonomik, duke thënë se është mjaft e rëndësishme të drejtohet fokusi në periudhën e ardhshme, dhe t’i mbështesë përpjekjet e odës për nxitjen e investimeve të reja, vendeve të reja të punës dhe rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në shtet. Duke theksuar se biznesi kërkon parashikueshmëri, siguri juridike dhe siguri, Presidenti Pendarovski tha se vendi, edhe në periudhën e ardhshme, duhet ta vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në diskutimin me përfaqësuesit e kompanive të cilat janë anëtare në këtë odë, u shkëmbyen mendime edhe mbi sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet bashkësia e biznesit duke pasur parasysh ngjarjet aktuale ekonomike dhe politike, si dhe mbi nevojën e përfshirjes më të madhe në përgatitjen e zgjidhjeve ligjore të cilat e prekin drejtpërdrejt sektorin e biznesit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....