Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Nikolla Sellakoviq, i cili është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Janë riafirmuar marrëdhëniet e mira bilaterale, të cilat i lidh miqësia tradicionale e shumëvjeçare dhe bashkëpunimi intensiv në shumë fusha me interes të përbashkët. Presidenti Pendarovski theksoi bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve në suazat e pandemisë kovid-19, si shembull për shkallën e lartë të zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale.
Në takim u konstatua nevoja e shfrytëzimit të mëtejshëm të potencialeve për zhvillimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat me interes të përbashkët, duke përfshirë ekonominë dhe shkëmbimin tregtar, investimet, lidhjen infrastrukturore, energjetike, si dhe bashkëpunimin në suazat e iniciativave rajonale.