Presidenti Stevo Pendarovski i mirëpriti pjesëmarrësit në Programin për mobilitet rajonal të hulumtuesve dhe aktivistëve të rinj

27 Mars 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti pjesëmarrësit në Programin për hulumtime të politikave rinore dhe arsimore në Forumin Arsimor Rinor (FAR).

Gjatë takimit, të rinjtë nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut folën mbi aktivitetet dhe fushat në të cilat i drejtojnë kapacitetet e tyre, në suazat e Programit për mobilitet rajonal të hulumtuesve dhe aktivistëve të rinj, të cilin Forumi Arsimor Rinor e organizon në partneritet me Qendrën për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim nga Shqipëria dhe Iniciativën Rinore për të Drejtat e Njeriut nga Serbia. Bashkëbiseduesit e informuan Presidentin mbi zbatimin e programit, i cili zhvillohet në të tri vendet dhe mbulon 5 tema të ndryshme: bashkëpunimin rajonal, pjesëmarrjen e të rinjve, ikjen e trurit dhe edukimin, papunësinë e të rinjve dhe aksionin e të rinjve drejt tranzicionit të dyfishtë: digjital dhe gjelbër.

Në kontekstin e nevojës për krijim të politikave të qëndrueshme rinore, Presidenti e theksoi kontributin e të rinjve, me mendimin e vet kritik, si një nga parakushtet kryesore për demokraci dhe procese pozitive në çdo shoqëri.

Gjatë qëndrimit në Kabinet, vizitorët kishin mundësi të njihen me funksionimin e institucionit, aktivitetet e Presidentit dhe kompetencat kushtetuese.

Paraprakisht, vizitorët i panë hapësirat ku mbahen takimet e punës dhe zyrtare të Presidentit, konferencat për shtyp, manifestimet dhe festimet, si dhe diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia – vendi kujton” vepër e një prej artistëve më të rëndësishëm bashkëkohorë maqedonas Gligor Çemerski.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....