Takimi me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sançez Perez-Kastehon

31 Korrik 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot e mirëpriti kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sançez Perez-Kastehon, i cili është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Duke e përshëndetur për vizitën e parë nga një kryeministër spanjoll në shtetin tonë, Presidenti Pendarovski theksoi se Spanjë ndër vite është dëshmuar si partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut në plan bilateral dhe multilateral dhe mbështetës parimor i aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësi nga dinamika e kontakteve politike në disa vitet e fundit, duke theksuar se ato kanë kontribuuar theksueshëm në përparimin e marrëdhënieve midis dy shteteve. Me këtë rast, Presidenti Pendarovski e theksoi interesin për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit investues në periudhën e ardhshme.

Në lidhje me vendimin e Bashkimit Evropian për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Presidenti Pendarovski vlerësoi se hapja e negociatave është me rëndësi të madhe jo vetëm për angazhimet reformuese në të dyja shtetet por ndikon edhe mbi rrethanat aktuale gjeopolitike dhe të sigurisë në rajon dhe në kontinentin evropian. Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet partner konstruktiv i Bashkimit Evropian në përgjigjen ndaj sfidave të shkaktuara nga agresioni mbi Ukrainën.

Në këtë takim u theksua se kryesimi i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023 dhe kryesimi i Spanjës me Bashkimin Evropian në gjysmën e dytë të vitit 2023 janë mundësi e mirë për koordinim të aktiviteteve dhe të prioriteteve.

Gjatë bisedës, bashkëfolësit shkëmbyen edhe mendime mbi ngjarjet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...